LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i Task-Forcës, tregon eksperiencën e tij me Covid/ E kalova në shtëpi! Mos u dyndni nëpër spitale!

12 Nëntor 2020, 14:26, Politikë CNA
Kreu i Task-Forcës, tregon eksperiencën e tij me Covid/ E kalova

Inspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari është karantinuar në banesë pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Neës 24, ai tregoi se si ishte infektuar ndërsa apeloi që qytetarët nuk duhet të panikosen.

?Këtë informacion nuk doja ta ndaja me publikun se është kthyer në një situatë paniku për disa. Po e bëj që të mos panikosen njerëzit, e kam marrë nga bashkëshortja e cila u diagnostifikua e para. Ajo ka infektuar edhe nënën e saj.
Shenjat dihen, me kollë, me dhimbje koke, me diarre, shenja klinike mesatare. Tani jemi pak më mirë. Kemi qëndruar në banesë, kemi zbatuar të gjithë protokollin e parashikuar. Më shumë se sa ne jemi të kënaqur që nëna 80-vjeçare e bashkëshortes e kaloi Covid, pavarësisht se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese?,– tha Hajdari.

Ai thotë se të gjithë të infektuarit duhet të kontaktojnë fillimisht me mjekët e familjes, pa u dyndur nëpër spitale.

?Që të mos kolapsohemi duhet të kalojmë nga mjeku i familjes. Qytetarët duhet të këshillohen me të fillimisht. Në spitale shkohet vetëm kur e këshillon mjeku i familjes?,- shtoi Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga