LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Epidemia gëlon në çdo qoshe”/ Berisha: Po të isha kryeministër, do kisha mbyllur menjëherë shkollat

12 Nëntor 2020, 20:32, Politikë CNA
“Epidemia gëlon në çdo qoshe”/ Berisha: Po të

Ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të mësuesve të infektuar me koronavirus, duke rrezikuar kështu infektimin edhe të të rinjve.

Duke marrë shkas nga kjo gjë, Berisha tha se nëse do të ishte kryeministër në këtë kohë, do t?i kishte mbyllur shkollat menjëherë.

Ish-kryetari i PD-së theksoi në Syri Tv se po sikur qeveria të bëjë 5 mijë testime në ditë, do të dalë që epidemia gëlon në çdo qoshe.

?Në këtë situatë unë do i mbyllja shkollat menjëherë. Sot janë me qindra fëmijë, që kanë në familje të sëmurë me Covid, por që nuk kanë bërë testin, që nuk ua bëjnë testin, që shkojnë në shkollë dhe përhapin Covid-in. Vetëm në 15 përqind të shkollave ekzistojnë kushtet e duhura higjienike.

Sot shkollat dhe spitalet janë problemet më kryesore. Kujt t?ia thuash, një xhahili që vetëm mashtron dhe vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Rama po të bëjë 5 mijë testime në ditë, do të dalë që epidemia gëlon në çdo qoshe. Shkalla e infeksionit do jetë 60-70 herë më e lartë?, u shpreh Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga