Connect with Us

Besart Kadia, zv.ministëri Ramës/ Basha justifikohet për dokumentin fals të shkarkimit

Politikë

Besart Kadia, zv.ministëri Ramës/ Basha justifikohet për dokumentin fals të shkarkimit

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë nga Rama.

Basha tha se për këtë vendim të Kadias ndihen veç keqardhje, ndërsa gënjeu sërish publikisht se është shkarkuar që në vitin 2019, pasi krijoi lëvizje politike të financuar nga klientët e qeverisë.

Keqardhje kam. S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij. S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje.

Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje. S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente.”, tha Basha.

Por CAN.al zbuloi dje se dokumenti i publikuar nga  PD-së është fals, pasi nuk është zhvilluar asnjë mbledhje as në vitin 2019 dhe as në 2020-ën për shkarkimin e Kadias si sekretar për Sipërmarrjen e Lirë./CNA.al

 

Rama e emëroi zv.ministër/ Kadia mesazh për Bashën: Ja pse pranova ofertën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grupet ne WhatsApp, kriminale/ Lajthit PD, padi me thashetheme dhe pa prova

Publikuar

-

Nga

PD nuk lexon Kodin/ Ankimon rezultatin me fletërrufe të lodhura

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS, 9 dosje në dukje voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

Këto dosje, të cilat PD i paraqiti si të rënda sa u përket provave, po rezultojnë të mbushura me fletë-rrufe, me gafa, pa prova, me thashetheme dhe vetëm me deklarata politike.

Me letra paçavure në sasi të madhe, PD kërkon të ripërsërisë zgjedhjet në 9 qarqe.

Të ashtuquajtura padi, janë qesharake, të shkruara shkel e shko, sa për të kaluar radhën, mbi baza thashethemesh.

Fakt për PD  janë ato çfarë thuhen lart e poshtë dhe jo provat që mund të jenë me figurë, me zë apo dhe denoncime konkrete.

Se si tallet PD  e tregojnë edhe disa pjesë të padive që CNA.al ka siguruar dhe do të sjellë më poshtë.

Pjesë nga një padi për qarkun e Fierit

Në një padi në dosjen e Fierit dhe konkretisht për zonën e Frakullës, nuk paraqitet asnjë provë konkrete, për më tepër PD duket se nuk ka qenë në dijeni as në lidhje me kufizimin e orareve në kuadër të masave anti-covid.

Përgjatë fushatës elektorale, orari i kufizimit, ishte nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22.00 të mbrëmjes, por PD edhe pse nuk respektonte masat  anti-covid në takimet e saj, orarin e mbylljes e ka pasur në orën 20.00.

Qemal Hasani, drejtues i bordit të fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe Sekretar i Grup Seksionit të Partisë Socialiste në zonës e Frakullës zhvillon aktivitet të kundraligjshëm, duke shkelur disa akte ligjore e nën ligjore.

Ky shtetas në kundërshtim me aktin normativ për kufizimin e lëvizjes në lidhje me pandeminë lëviz në orët e vona të natës pas orës 20.00 dhe zhvillon takime me familjet e evidentuara prej tij si votues të Partisë Socialiste, të cilët kanë shfaqur dëshiren e tyre, për të mos votuar më Partinë Socialiste.

LEXO EDHE:  “Leje te e-Albania për të bërë plazh”/ Basha: Ja këputin si kodra pas bregut

LEXO EDHE:  Ftesa e Ramës për Bashës/ Erla Mëhilli zbërthen lëvizjen e kryeministrit

Ky shtetas i kërcënon këta shtetas që të vazhdojnë të votojnë Partinë Socialiste, pasi në rast të kundërt ndaj tyre, do të merren masa nga organet shtetërore si largim nga puna për personat e punësuar në administratë, heqjen e subvencioneve dhe përfitimeve të marra prej fshatarëve në bazë të ligjit apo vendosjen e gjobave prej organeve të rendit e tatimore peë personat e vetëpunësuar.

Ky shtetas shpërndan para në këmbim të premtimit për votimin për Partinë Socialiste në familjet në nevojë të zonës së Frakullës e më gjërë. Ne shprehim gjithë besimin se institucioni juaj, do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurim, dhe e presim me vëmendje maksimale dhënien rruge të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse”, thuhet në një pjesë të padisë për Qarkun e Fierit.

Pra, sipas fjalëve që PD ka dëgjuar lart e poshtë, zgjedhjet duhet të dalin të pavlefshme, pasi drejtuesi i  strukturave të PS, në Frakull, Qemal Hasani ka dalë pas orën 20 të mbrëmjes, edhe pse nuk ka shkelur asnjë akt normativ.

PD quan vepër penal, grupet në WhatsApp

Nuk kanë ndaluar çmenduritë e PD-së me të ashtuquajtura padi. Ata shkojnë deri aty saqë konsiderojnë si provë dhe quajnë vepër penale, grupet e hapura në WhatsApp, të punonjësve të Bashkisë së Kuçocës.

“Sipas informacioneve të publikuara ne media, punonjësit e Bashkise së Kuçovës janë futur në një grup-chat ne rrjetin ËhatsApp, me qëllim që  këta të fundit të udhëzohen për të bërë like, komente dhe share të postimeve të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, me qëllim rritjen e dukshmërisë së faqes së tij dhe përhapjen në mënyrë masive të postimeve me qëllime propagandistike”, thuhet në padi dhe që konsiderohet si prova numër 17./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi reagon ashpër pas publikimit të fotos me Gjicin/ “Veprim i nxitur nga minjtë e bodrumit”

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi është një nga kritikët më të fortë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pas fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku Elezi shfaqet krah Safet Gjicit, ka reaguar duke thënë se ky është një veprim i nxitur nga ata që sot drejtojnë PD.

Aoi shprehet se drejtuesit aktualë të PD janë një kopje e shëmtuar e ish komunizmit që në thelb kanë shpifjen dhe propogandën.

Per te ardhur keq !Fill te nesermen e protestes “Basha Boll”, ne rrejtin e anetareve te keshillit kombetar te PD, por edhe kudo ne rrjetet sociale e nxitur nga minjte e bodrumit, ridoli nje foto e imja me presidentin e klubit Kukes, e para disa viteve, me komentin se une “jam shitur te Gjici”.

Nuk reagova pasi kam reaguar njehere pas kuvendit te PD-es ne 2018. per te njejten foto.

Ne fakt u shqetesova, jo per veten por per ata.

Ata qe sot “drejtojne” PD dhe jane kopje e shemtuar e ish-komuniszmit qe kane ne themel te punes tyre shpifjen dhe propoganden.

Une vete sjam marre asnjehere me fotot e dikujt por me thelbin e tyre edhe pse fotot e tyre jane te turpshme  per nga permbajtja.

– Fotoja Basha-Rama, eshte simbol i nje marrveshje qe edhe sot mbahet sekret.

– Fotoja Basha-Ruci, eshte nje foto urimi per zgjedhjen e nje te inkriminuari, zhele e sitemit komunist, pas aktiti te tradhetise nga te pakten 5 deputet te PD ne 2013.

– Fotoja Berisha-Ruci, eshte foto festive e nje raporti shume miqesor mesh tyre,  nderkohe qe Rucin e ka  akuzuar  si krimineli qe urdheroi vrasjet e 2 prillit ne Shkoder.

– Fotoja Besniku i Partise-Rama, eshte nje foto nga ceremonia dasmore e Rames, ku Basniku duket si shoqerues i pare dhendrrit

etj. etj. etj.

Ne fakt ketyre palacove ua ka mbyllur gojen deputeti i sapozgjedhur i Kukesit, i cili edhe pse mund te ndaje pikpamje te ndryshme nga une per disa gjera, nuk mund ta kaperdije mentalitetin komunist te shpifjes, pasi e ka vuajtur vete ne kurriz se bashku me familjen e tij.

Per ata qe duan ta dine se sa mund te shitem une, (dmth qe s’jan Kukesian dhe s’me njohin) duhet te pyesin :

Per zgjedhjet e 2001- deputetin Emin Gjana

Per zgjedhjet e 2005- deputetin Fatos Hoxha

Per zgjedhjet e 2009- deputetin Flamur Noka

Per zgjedhjet e 2013- deputetin Alban Zeneli 

Nese ndonjeri nga keta do shprehte  dyshimin me te vogel edhe pse sot mund te jem kundershtar, do mjaftonte qe une mos te dal dhe flas me publikisht.

Me vjen keq per ca paloco miq te facebook qe u entuziazmuan shume dhe sot do demoralizohen”, shkruan Ibsen Elezi në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk u bë lider”/ Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Publikuar

-

Nga

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn./CNA.al

LEXO TE PLOTE