LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vilat e fshehura të Bashës/ Topalli i kërkon llogari: Jepi shpjegime qytetarëve

11 Nëntor 2020, 21:41, Politikë CNA
Vilat e fshehura të Bashës/ Topalli i kërkon llogari: Jepi

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kritikuar ashpër kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilit i ka përmendur vilat e marra nga oligarkët.

Topalli tha se si lider opozite dhe si kryeministër ka për detyrë që të japë llogari para qytetarëve për akuzat e ngritura ndaj tij.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim tha në Fax News se qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse kryetari i PD-së ka jetuar vërtet në 2 vilat në Tiranë dhe në 2 të tjerat në bregdet.

?Besoj që minimalisht duhet të japin shpjegime për 4 vilat e përfolura në mediat kohët e fundit, 2 vilat që ka banuar me familjen në rezidencave rreth Tiranës dhe të tjerat në zonat rezidenciale të bregdetit tonë. Ka për detyrë që t?i thojë shqiptarëve, jo vetëm t?i thojë që unë të çoj në gjyq.

Okay, ke të drejtë të çosh në gjyq, por për shqiptarët e tjerë duhet të shpjegosh. Ke banuar ndonjë natë në shtëpitë e vilat e oligarkëve? Ke kaluar ndonjë ditë në vilat e oligarkëve në bregdet? Sa vite keni bërë për të mbaruar universitetin? A janë gënjeshtra ata që thonë se të janë dashur vite të tëra për të marrë universitetin? Nëse dikush pretendon të jetë kryeministri i vendit duhet të japë përgjigje për qytetarët?, theksoi Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga