Connect with Us

Vetëvrasjet e pacientëve me COVID në spitale/ Psikiatri tregon disa nga faktorët që çojnë drejt aktit tragjik

Shëndeti

Vetëvrasjet e pacientëve me COVID në spitale/ Psikiatri tregon disa nga faktorët që çojnë drejt aktit tragjik

Publikuar

-

Vetëvrasjet e pacientëve me COVID në spitale/ Psikiatri tregon disa nga faktorët që çojnë drejt aktit tragjik

Katër pacientë me Covid në vendin tonë janë vetëflijuar duke u hedhur nga lartësitë e spitaleve COVID-19.

Mjeku psikiatër Neli Demi sjell disa nga arsyet se çfarë i shtyn këta pacientë drejt aktit ekstrem. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Demi tha se ka disa faktorë që çojnë individin drejt këtij akti, janë si mungesa e oksigjenit në tru apo dhe kura me ndonjë antibiotik të fortë.

“Rastet e vetëvrasjes gjatë këtyre muajve të pandemisë janë ende nën hetim. S’kemi asnjë informacion mbi arsyet që kanë kontribuar në këtë akt ekstrem. Vetëvrasja përfshin disa faktorë, që mund të çojnë individin drejt një akti tragjik. Në kuadër të supozimeve, mund të hedhim disa hipoteza në lidhje me një predisopozitë të mëparshme të këtyre individëve. Ajo predispozitë ndërtohet nga eksperiencat e jetës. Mund të ketë dhe faktorë social që mund të çojnë drejt kësaj rruge. Mund të ketë raste të inflamacioneve në tru apo zvogëlim i oksigjenit në tru, që quhet hipoksi. Janë dhe faktorët gjenetikë, që po studiohen se cilat gene mund ta bëjnë këtë gjë. Inflamacionet e zonave të ndryshme të trurit mund të sjellin luhatje humori, prezencën e dëlirit, të mbushur me frikëra, halucinacione, konfuzion, frikë ekstreme, është gjendje dhimbje mendore. Kjo mund të sjelli dhe një reagim impulsiv. Kohët e fundit diskutohet dhe një hipotezë tjetër, që ka të bëjë me efektet e disa medikamenteve që përdoren për trajtimin e inflamacioneve respiratorë.

Një grup medikamentesh, antibiotikë, të cilët dhe nga FBI, janë shpallur si medikamente që duhen përdorur atëherë kur antibiotikët e tjerë s’kanë pasur sukses. Shqipëria është një vend me një numër të ulet vetëvrasjesh. Pandemia si fenomen, me të gjithë ato elementët e saj, izolimi social, prishja e rutinës, e financave, humbja e punës, largimi i njerëzve, humbja e kontaktit fizik këto janë të rëndësishme. Mjeku, infermieri, psikologët, apo psikiatërit, janë profesione me shkallë të lartë vetëvrasjesh. Kjo periudhë ka ushtruar presion të shtuar ndaj personelit mjekësor. Shumë kolegë të mi kanë ofruar ndihmë për të asistuar në personel mjekësor, por s’ka një proces të strukturuar ndaj personelit. Është e vështirë që të japësh një mesazh në këtë situatë shqetësuese të pandemisë. Efektet individuale të situatës, të lajmeve që merren në media, kafene, kanë depërtuar në psikikën tonë. Në momente të caktuara të mundohemi të arsyetojmë në të dhëna shkencore, në burime të rëndësishme shkencore që bëjnë përditësim të të dhënave që marrin nga fusha. Lajme të mira vijnë çdo ditë nga kompanitë e vaksinave. Duhen marrë parasysh këto lajme, pa hequr dorë nga kujdesi dhe vigjilenca.”, tha psikiatri Demi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Flukset në urgjencë/ Brataj sqaron qytetarët, si të dallojmë virozën nga Delta

Publikuar

-

Nga

Flukset në urgjencë/ Brataj sqaron qytetarët, si të dallojmë virozën nga Delta

Flukset në urgjenca në ditët e fundit ngrenë dyshimet nëse kemi të bëjmë me virozat e stinës apo variantin Delta që ndodhej mes nesh prej qershorit, por që u konfirmua vetëm pak ditë më parë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh në “ABC” simptomat e virozave të stinës janë të njëjta me variantin Delta. “Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta?

Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta” sqaroi ai.

LEXO EDHE:  Covid jashtë kontrollit/ Panariti nxjerr zbuluar qeverinë: E kishin në dorë këtë armë por nuk e përdorën

LEXO EDHE:  Video/ Shqiptari i parë merr vaksinën anti-Covid

Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës, sidomos te fëmijët me vjedhjen apo diarrenë. Në këtë moment nuk është më ajo frika e virusit që ishte gjatë pandemisë. Shqetësuese për njerëzit tani është që është konfirmuar edhe Delta. Shtimi i numrit ka të bëjë me stinën, por edhe praninë e virusit” tha më tej Brataj.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar rrezikun nga varianti Delta.

Në një intervistë për Syri tv, Rakacolli ka është shprehur se situata paraqitet me një rritje të lehtë të rasteve ditore edhe atyre që janë të shtruar në spitale por situata është në kontroll.

“Mesatarja e numrit të rasteve ditore gati është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, por nuk është situatë problematike dhe e pakontrolluar me nivelin e masave që ne kemi aktualisht në fuqi. Kjo i atribuohet variantit të virusit Delta në vend, pasi dje morëm konfirmimin se varianti ishte i pranishëm në Shqipëri.

Mostrat e dërguara i përkisnin infeksioneve që në muajin qershor, i bie që virusi të ishte i pranishëm edhe më parë në Shqipëri dhe praktikisht ishte dyshuar me të drejtë nga mjekët klinicist, virusi nuk erdhi dje dhe pardje, ka gati një muaj në Shqipëri. Fakti që kemi shifra të kontrolluara gjatë dy muajve, kjo situatë vazhon të jetë e kontrolluar. Përveç masave të duhura, rol kryesor ka luajtur edhe vaksinimi.

Vaksinimi të mbron edhe nga variantet. Ndihma kryesore që jep vaksinimi është mos humbja e jetës dhe përjetimi i rasteve të rënda të cilat kanë nevojë për kujdesin spitalor, mund edhe të infektohesh por simptomat janë më të lehta.

Nuk ka shenja tipike të tjera varianti Delta nga variantet e tjera. Shenja që mbizotërojnë janë vështirësimin e rrugëve të sipërme respiratore. Sipas mjekëve klinicist, personat e prekur nga Delta ka më të shprehura dhimbjen e fytit.

E veçanta e Deltës është shpejtësia me të cilën ajo përhapet. Infektushmëria e Deltës është dy herë më e madhe se e viruseve paraardhëse”, ka theksuar ajo./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Nëse oksigjeni iu bie nën 90 paraqituni në spital”/ Mjeku apel të prekurve me Covid

LEXO EDHE:  Video/ Shqiptari i parë merr vaksinën anti-Covid

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

Publikuar

-

Nga

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Shërbimin e ri të Hemodinamikës në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

Ministrja ka nxjerrë edhe fotot nga ky inspektim, bashkë me mjekun, prof. Alban Dibrën.

Manastirliu thekson se bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Së bashku me prof. Alban Dibrën vizituam spitalin Memorial në Fier, për të përgëzuar stafin shqiptar dhe turk për hapjen e Njësisë së Hemodinamikës për ndërhyrjet diagnostikuese invasive në zemër, të cilat filluan të kryhen në spitalin Memorial dhe do të mbulojnë shërbimin për gjithë zonën jugore në vend.

Për herë të parë në këtë spital dhe në sistemin publik, instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë, që ofron gamën e ndërhyrjeve invasive për sëmundjet kardiake dhe neurologjike .

Bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE