LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut/ Shkundet edhe Tirana

11 Nëntor 2020, 05:46, Aktualitet CNA
Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut/ Shkundet edhe Tirana

Një tërmet i fortë ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm. Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter është ndjerë edhe në Shqipëri e Kosovë. Në Tiranë lekundjet janë ndjerë për disa sekonda.

Mësohet se epiqendra e tij është në fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km.

Ndërkohë, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale./CNA.al

Lajmet e fundit nga