Connect with Us

Tentuan t’i ikin policisë/ Përmbyset makina me 4 sirianë në Korçë

Kronika

Tentuan t’i ikin policisë/ Përmbyset makina me 4 sirianë në Korçë

Publikuar

-

Makina zë poshtë disa persona/ Kërkohet ndërhyrje e helikopterit

Një makinë e cila po transportonte sirianë është aksidentuar teksa po i largohej policisë.

Mësohet se makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Çezmat e Senjishtit, fatmirësisht sirianët janë jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht  ambulanca ka ardhur në kohë duke i dhënë ndihmën e duhur mjekësore, personave që ndodheshin në makinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Cërrik/ Shoferi në gjendje të dehur, humb kontrollin e mjetit dhe plagoset

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatin Banjë, ku shtetasi me inicialet B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke mbetur i plagosur.

 “Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA.al



LEXO EDHE:  Shkoder, makina perplas motorin, nje i lenduar

LEXO EDHE:  Rritet përleshja PS-LSI/ Rama hakmerret rëndë në juglindje

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kavajë/ I doli zjarri jashtë kontrollit, humb jetën në luftë me flakët 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kavajë.

Mësohet se një 59 vjeçar me inicialet R.P, duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Kavajë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

LEXO EDHE:  Korçë/ Zjarr në banesë, digjet në trup 57 vjeçari

LEXO EDHE:  Shkoder, makina perplas motorin, nje i lenduar

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në shtëpinë e pabanuar

Publikuar

-

Nga

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur dy armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/ Kur çantën e librave e kishim dhe ski… Shpreson Qeroska e ngratë

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në Kavajë/ Ka të plagosur

Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur “Kala”.



Teksa kanë nisur hetimet, janë siguruar dhe kamerat e një banese për t’i hedhur dritë ngjarjes dhe për të zbuluan personin qe ka hedhur armën në banesën e mbyllur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE