Connect with Us

“Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin”/ Gjergj Luca apel politikës

Sociale

“Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin”/ Gjergj Luca apel politikës

Publikuar

-

“Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin”/ Gjergj Luca apel politikës

Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i Rozafës, kompania më e madhe dhe kryesore në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, ka vendosur të zgjerojë aktivitetin e tij edhe në juglindje të vendit, duke synuar të punësojë rreth 1000 persona në Maliq, me kthimin në jetë të ish-fabrikës së sheqerit.

Luca bën apel për mbështetje të sipërmarrjes, nga cilido krah i politikës, madje Gjergj Luca u bën thirrje edhe sipërmarrësve, atyre që garantojnë vende pune dhe mirëqenje për këtë vend të ngrenë zërin dhe të kërkojnë mbështetje për të cilën çdo biznes ka nevojë.

Ne mbas kthimit në jetë të pjesës së Labinotit dhe tani jemi në përfundim të fabrikës së Gramshit, të dy masakrave të demagogjisë demokratike e cila dikur ka qenë objekte pune, ne na u dha kjo mundësi sepse kryetari insistoi shumë fort që ne këtu të merrnim pjesë në këtë investim sëbashku dhe na garantojë që kjo zonë këtu ka rreth 1000 punëtorë, dhe kjo ka qenë dhe arsyeja qe unë kam ardhur këtu.

Gjendja e kësaj fabrike që në kemi marrë përsipër ta kthejmë në jetë këtu ka qenë më shumë se sa katastrofike.

Është e tmerrshme që të shohësh kollona të thyera dhe të shohësh një fabrikë që në atë kohë ka qenë model, se si mundet të thyhet dhe të shkatërrohet për t’i vjedh hekurin dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Kjo është dhimbja dhe kjo është pjesa më e zezë në historinë e këtyre 30 viteve që askush nuk e përmend, shkatërrimi absolutisht i çdo vlere të asaj kohe që ne kemi kaluar gjysmen e jetës.

Pra ti kthesh në jetë keto modele të mira që kanë qenë në atë kohë, do të thotë që ti kthesh në jetë, ti japësh vlerë njerëzve, që njerëzit të mësohen me punën, që njerëzit të mësohen me njëri-tjetrin, që njerëzit të ecin përpara bashkarisht dhe unë shpresoj që përveç mbështetjes që ne na ka dhënë kryetari me gjithë stafin e vet, më ka thënë që këtu është një djalë i ri që ka qenë në Parlamentin e Shqiprisë, mos gaboj Salianji.

Nuk është problemi me ngatërrur biznesin me politikën, por unë dëshiroj që ky djalë i ri, ashtu si mu ka mbeshtetur mua Taulant Balla dhe më është bërë një partner i fortë në të gjithë lëvizjet, punën dhe sakrificën tonë që kemi bërë si staf në Elbasan, unë kam dëshirë që dhe ky djalë i ri i Parlamentin shqiptarë mua të më bëhet një partner i fuqishëm në këtë investim për zonën e tij.

Apeli im është që të gjithë njerëzve të këtij vendi që janë hallemëdhenjtë e këtij vendi që investojnë në prodhim, duhet të çojnë  zërin kundra kësaj politike 30 vjeçare, sepse duhet të kuptohet një gjë që është më e rëndësishmja . Pa drejtësi nuk ka Shqipëri, dhe mos të rrijnë me gojën mbyllur por ta hapin gojën minimalisht me aq kujdes sa e hap unë”, ka theksuar Luca./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  Biznesi nxjerr blof AKU-në/ Ja si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Palmer mesazh palëve politike: Të zbatohet marrëveshja

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/ Bode-Ramës: Hoqe taksën e biznesit të vogël, dyfishove taksat lokale

LEXO EDHE:  Strategjia antikorrupsion/ Rama me “dorë të hekurt”, apel biznesit

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Imuniteti i tufës dhe variantet e reja Covid/ Epidemiologu Alimehmeti jep detaje

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti parashikim shpresëdhënës/ “Po i afrohemi imunitetit të turmës”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Alimehmeti ka bërë me dije se është akoma herët për të folur për fundin e pandemisë, por sipas tij fatmirësisht deri më tani të dhënat janë të mira.

Ai ka theksuar se përdorimi i vaksinës dhe imuniteti natyror duket se deri më tani kanë dhënë dhe rezultatet e tyre në imunitetin e popullatës.

Është fundi i një volumi të serisë së librave që po bën pandemia, dhe duhet të presim nëse autori (virusi) do të shkruajë libër tjetër. Jemi të shqetësuar për moshën e vjetër por fatmirësisht po mbulohet nga pjesa e vaksinimit dhe deri më tani numri më i madh i shqiptarëve tashmë janë imunizuar në mënyrë natyrale ose me vaksinë.

Vaksinimi në popullsitë e vogla është më i lehtë dhe bën që vala e tretë është më e butë dhe më e lehtshëm për të kaluar. Ne akoma nuk dimë shumë gjëra nga imunologjia, por ka disa lloj indikacionesh se ky imunitet do të zgjasë. Para një muaji OBSH ka thënë se do të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Ka shumë studime dhe më i fundi i bërë nga Danimarka thuhet se në në 12 muaj e gjejmë dhe imunitetin.

Merret gjaku dhe vendoset në kontakt me virusin për të parë sesi reagon. Problematika e Sars Cov 1 është më i madh se Sars Cov 2, por është parë lidhja me viruset e tjera. Këto janë thjesht të dhëna vëzhgimore jo eksperimentale janë një seri informacionesh që na mbështesin hipotezën tonë se imuniteti viral zgjat mjaftueshëm dhe nuk është vetëm çështje muajsh por është vitesh”, ka thënë Alimehmeti i ftuar në studion e ABC./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE