LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria drejt mbylljes totale?/ Manastirliu tregon se çfarë pritet javët e ardhshme

11 Nëntor 2020, 21:12, Sociale CNA
Shqipëria drejt mbylljes totale?/ Manastirliu tregon se çfarë

Rritja e shifrave të të infektuarve në vend, ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të merrte masa me kufizimin e lëvizjes nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit.

Por a do të shkojë vendi drejt mbylljes totale?

Sipas Manastirliut situata po monitorohet dhe me evoluimin e epidemisë do të informohen edhe hapat e tjerë që do të ndërmerren.

?Këto masa janë masa të intensitetit mesatar. Situata është dinamike, patjetër që dhe masat janë fleksibël, grupet e punës po monitorojnë situatën. Do të ketë një vlerësim periodik me bazë javore dhe dy javore, me evoluimin  epidemisë do kemi dhe komunikime që do informojmë për hapat që do ndërmarrim dhe situatën epidemiologjike, theksoi Manastirliu në ?Open?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga