LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtuan me dhunë policinë/ Arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

11 Nëntor 2020, 09:20, Kronika CNA
Kundërshtuan me dhunë policinë/ Arrestohen 3 persona dhe shpallet

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë.Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 54 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi S. D., 17 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas, pasi janë ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, nuk i kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë?, kryer në bashkëpunim?./CNA.al

Lajmet e fundit nga