LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korça, qyteti i parë me rrjet gazifikimi/ Balluku: Po bëhet me fonde nga donatorët

11 Nëntor 2020, 19:25, Politikë CNA
Korça, qyteti i parë me rrjet gazifikimi/ Balluku: Po bëhet me

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tregoi sot se në Korçë ka nisur një projekt pilot për të furnizuar me gaz të gjithë qytetarët, si dhe për ta përdorur atë për ngrohje dhe gatim.

Balluku tha se ky projekt po bëhet me fondet e donatorëve dhe me sasinë e përfituar nga marrëveshja me TAP-in.

Ajo theksoi se nëse ky projekt pilot është i suksesshëm, do të aplikohet edhe në Fier, Berat dhe në disa qytete të tjera të vendit.

?Çfarë po bëjmë ne sot, ne kemi nisur një projekt ambicioz në Korçë, që është furnizimi me gaz i çdo familjari për t?i ofruar mundësinë që ngrohja e ngrohja të bëhet përmes gazit. Kjo të bëhet me rrjet, është projekt pilot.

Po bëhet me fonde nga donatorët. Por çfarë ndodh? Ndodh gjë ne kemi bërë një studim të mbështetur nga donatorët për gazifikimin e Shqipërisë. Duke qenë se sot TAP-i kalon mes për mes me vendin tonë, ne i kemi të gjitha mundësitë dhe për shkak të sasisë së rezervuar përmes kontratës me TAP-in, ne kemi mundësinë të furnizojmë vendin me gaz, për përdorimin e shkallës së vogël. Gatim-ngrohje. Nëse ky projekt pilot është i suksesshëm, fillojmë e aplikojmë edhe në Fier, Berat, edhe në një vend tjetër, konsumi i energjisë do të jetë shumë më i vogël dhe familjari do të ketë kosto më të ulët?, deklaroi ministrja./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga