Showbizz
Fifi merr vendimin drastik/ “Nuk do të flas më…”

Këngëtarja Fifi , kohët e fundit është shumë e komentuar në media për jetën e saj personale dhe lidhjen e saj të dashurisë.
Pak ditë më parë, Fifi ka qenë e ftuar në emisionin e Olsi Bylykut Roped With Olsi, ku ka treguar më shumë detaje rreth jetës së saj.
Por pas deklaratave të saj komentet duket se e kanë shqetësuar dhe për këtë arsye ka reaguar në rrjetet sociale.
Ajo është shprehur se është penduar se ka treguar kaq shumë rreth jetës së saj personale dhe ka shkruar se nuk do të flasë më rreth kësaj në asnjë intervistë apo media.
“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo.”- shkruan ajo ndër të tjera./ CNA.al