LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do ti varja të tre në shtyllën e turpit”/ Berisha revoltohet me gazetarët, i kujtojnë marreveshjen e detit me Greqinë

11 Nëntor 2020, 21:33, Politikë CNA
“Do ti varja të tre në shtyllën e turpit”/ Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, është vënë përballë analistëve sonte në ?Debat Plus?, RTv Dukagjini.

Mes diskutimve, Berisha është pyetur dhe nëse i qëndron ende akuzave se Hashim Thaçi është argat i Beogradit dhe tradhtar i kombit.

?Merr fjalor dhe referoju fjalës tradhti. S?kanë asnjë cilësim tjetër ata të cilët shesin integrietin territorial, sovratiteti e vendit.

Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territori me Vuçicin. Si Edi Rama bëri gjithçka, për ndarjen dhe coptimin e Kosovës.

Se Rama, Thaçi, dhe Batoni Staniçici, ndërtuan  tre vitet e fundit, një fushatë të çbërjes së pavarsisë së Kosovës, çbërjes së vendimeve të Gjykatës së Hagës, çbërjes së sovranitetit të saj në zonën e veriut.

Mos ti ngatërrojmë gjërat, nëse unë s?pranoj kurrë akuza ndaj tij dhe ndaj këtyre për kanibalizëm, nëse unë jam i bindur se dhe akuzat për organizatë kriminale do përfundoj si e para, absolutisht për aktet ndaj Kosovës do ti varja të tre në shtyllën e turpit të historisë kombtare të shqiptarëve”, tha Berisha.

Por nëse flasim për tradhti kombtare, dikush duhet të ju akuzojë dhe ju për çështjen e detit me Greqinë , mund të thuhet se edhe për ju se ja shitët detin Greqisë?, ju drejtua gazetari Berishës, duke i kujtuar marrëveshjen e fshehtë të vitit 2009.

?Ja që e vërtetojë koha që unë nënshkrova një marrëveshje që Shqipëria sdo ta ketë më. Se sot Greqia me këtë tradhtarin në krye të Shqipërisë kalojë në 12 milje, në një kohë kur marrëveshjen e nëshkrova unë ishte 6 miljë?, u përgjigj Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga