LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid kap çdo organ të trupit”/ Brataj tregon "kyçin e suksesit"të monitorimit të pacientit

11 Nëntor 2020, 11:23, Aktualitet CNA
“Covid kap çdo organ të trupit”/ Brataj tregon

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ditën e sotme ka deklaruar se koronavirusi po vijon të bëjë mutacionet e veta.

Brataj ka marrë pjesë në një trajnim me mjekët dhe infermierët, ku po diskutohet për përballimin e urgjencave dhe mënyrat e trajtimit sipas formës së sëmundjes, nga ku theksoi se fatmirësisht këto mutacione nuk janë agresive.

Ndër të tjera ai ka theksuar se komplikacionet më të mëdha virusi i shkakton tek mushkëritë por nuk është se nuk kap edhe organe të tjera të trupit.

?Ndryshimet janë jo vetëm në membranën sa i përket proteinës, por edhe enzima që bën aktivizimin e proteinës, në membranën ku kapet Covid. Ka lëshuar mutacione më të ngadalta. Është fakt pozitiv. Kap çdo organ, nuk është thjesht i mushkërive. Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.

Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi.

Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur.

Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese.

3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet.

7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit.

Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket.

Me këtë sëmundje që jemi sot triazhi është thelbësor dhe te pacienti që dyshohet se jo çdo dhimbje e kollë është Covid. Do e orientojmë të izolohet se është i dyshuar?, është shprehur Brataj. CNA.al. 

 

Lajmet e fundit nga