Connect with Us

Covid-19 në shkollat e Durrësit/ Rezultojnë pozitiv 11 nxënës dhe 23 mësues

Aktualitet

Covid-19 në shkollat e Durrësit/ Rezultojnë pozitiv 11 nxënës dhe 23 mësues

Publikuar

-

Covid-19 në shkollat e Durrësit/ Rezultojnë pozitiv 11 nxënës dhe 23 mësues

Covid-19 është përhapur ndjeshëm në shkollat e Durrësit. Gjatë ditës së sotme janë testuar 21 nxënës dhe 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po ashtu, ka edhe mësues të cilët gjithashtu rezultojnë të prekur, ku deri më tani janë testuar 58 mësues dhe 23 prej tyre rezultojnë pozitiv.

Të dhënat për mësues e nxënës të infektuar janë në përditësim nga ISHP-ja, gjë që u mundëson që sapo konstatohet një tampon pozitiv në radhët e stafit pedagogjik, sanitar apo nxënësve, merren menjëherë masat që personi në fjalë të mos paraqitet në shkollë derisa të përfundojë periudhën e karantinës.

Nga Zyra Vendore e Arsimit në Durrës mësohet se janë marrë të gjitha masat për të mos krijuar problematika në rast të mungesës së mësuesve. Zëvendësimi i tyre bëhet në mënyrë të menjëhershme.

LEXO EDHE:  Policia bën kërdinë gjatë fundjavës/ Gjobiten 1710 qytetarë pa maska, masa dhe për lokalet

Në institucionet arsimore janë angazhuar 150 praktikantë, të cilët gjithashtu përfshihen në procesin mësimor duke bërë të mundur realizimin pa mangësi të orëve mësimore. Rastet e mësuesve apo nxënësve të prekur në shkolla të ndryshme kanë qenë sporadike dhe në asnjë rast deri më tani nuk është proceduar me mbylljen e një shkolle dhe kalimin e procesit mësimor online në bashkinë e Durrësit. CNA.al/ 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Durrës/ Tentuan të vidhnin shtëpinë e 66-vjeçarit, arrestohen dy grabitësit

LEXO EDHE:  Shefja e Programit të Vaksinimit: Janë siguruar doza për 800 mijë persona, sa do të zgjasë procesi

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Tjetër bilanc i zi/ Konfirmohen 952 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën sot

LEXO EDHE:  Vrasja e mësuesit në Francë/ Frikë dhe tubime në mbarë vendin

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE