LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balluku flet për konçesionet/ "Anulimi nuk bëhet se e thotë dikush për arsye elektorale"

11 Nëntor 2020, 15:17, Aktualitet CNA
Balluku flet për konçesionet/ "Anulimi nuk bëhet se e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku e ftuar në emisionin ?Top Talk? është shprehur se interesi i opozitës dhe popullit ecën në drejtim të kundërt.

Balluku tha që anulimi i konçesioneve që kërkon opozita nuk bëhet për arsye elektorale dhe as me vrull revolucionar.
Ministrja tha që konçensionet e bërë gjatë qeverisjes Rama janë të ligjshme dhe bëhen gjithmonë me mbështetje dhe jo kuturu.

?Opozita nuk flet në emër të popullit, se në emër të popullit flasin votat. Interesi i opozitës dhe popullit është në drejtim të kundërt. Jemi një qeveri që kemi treguuar kapacitete të larta në periudhë krizash. Ato konçesione që nuk kanë qenë të rregullta i kemi çuar në strukturat e drejtësisë. Anulimi i konçensioneve nuk bëhet se e thotë dikush për arsye elektorale. Koncensionet e anuluara kanë kostot e tyre. PD është rasti më i pastër i qeverisë që ka lidhur konçensione në kurriz të popullit. Nuk prishen konçesionet me vrull revolucionar. Nuk kam kompetencë për koncesionet që janë bërë në fushat e tjera. Në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës konçensionet janë të ligjshme. Kemi kërkuar të kemi mbështetje nga këshilltarë qoftë të huaj ose shqiptarë sepse ne nuk ecim kuturu?, tha Balluku./CNA.al

Lajmet e fundit nga