Aktualitet
U infektua me koronavirus/ Artan Fuga: Për 17 ditë ka qenë e pamundur të komunikoja

Akademiku Artan Fuga ka njoftuar se prej 17 ditësh ka qenë i infektuar me koronavirus.
Në një postim në rrjetet sociale, Fuga njofton se tashmë i është rikthyer komunikimit me ndjekësit e tij ” me shpresën që nuk do të rikthehet nga andej ku ka qenë.
Më tej, Fuga falenderon mjekët dhe miq e të afër që i kanë qëndruar pranë.
“Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.“/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...