LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Pas infektimit me Covid-19, një në pesë persona shfaqin çrregullime të sistemit mendor

10 Nëntor 2020, 09:31, Lifestyle CNA
Studimi/ Pas infektimit me Covid-19, një në pesë persona shfaqin

Sipas një studimi, pothuajse një në pesë persona që kanë pasur Covid-19 diagnostikohen me një çrregullim të sistemit mendor si ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve nga testimi pozitiv për virusin.

Sipas The Guardian, duhet të ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbutur këtë pasojë që lë Covid-19. Sipas një analize të kryer nga studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe NIHR Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford ? gjithashtu u zbulua se njerëzit me një diagnozë para-ekzistuese të shëndetit mendor kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me Covid-19 sesa ata që nuk e kanë pasur atë diagnozë.

?Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetim. Ndërkohë, të kesh një çrregullim mendor duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19, ?tha Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e analizës.

Për të ekzaminuar nëse rreziku ishte i lidhur drejtpërdrejt me Covid-19, studiuesit krahasuan të dhënat me gjashtë gjendje të tjera gjatë së njëjtës periudhë: gripi; infeksione të tjera të traktit respirator; një infeksion i lëkurës; gurët në tëmth; gurë në traktin urinar; dhe fraktura.

Në tre muaj pas diagnostikimit me Covid-19, 5.8% e pacientëve kishin diagnozën e tyre të parë të regjistruar të crregullimit mendor, krahasuar me 2.5% në 3.4% të pacientëve në grupet e krahasimit ? pothuajse një dyfishim i rrezikut, sipas letrës së botuar në revistën Lancet Psikiatria./CNA.al

Lajmet e fundit nga