LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i karantinës/ Alimehmeti sqaron pse masat e reja nuk do të kenë impakt

10 Nëntor 2020, 17:41, Lifestyle CNA
Rikthimi i karantinës/ Alimehmeti sqaron pse masat e reja nuk do të

Epidemiologun Ilir Alimehmeti, është shprehur se masat e reja izoluese të ndërmarra nga qeveria nuk do të kenë një impakt të madh në uljen e numrit të infektuarve.

Në një intervistë për Report tv, ai  theksoi se me hyrjen e dimrit dhe uljen e temperaturave, efekti do të jetë më i madh aq sa nuk do të ndihet shumë ndikimi zbritës i masave izoluese.

“Masat e mbylljes 22:00 – 06:00, në kuadrin kur ne tani po shkojmë drejt dimrit, në orët e mbrëmjes temperaturat janë të ftohta. Personat që e vuan më tepër, mosha më e madhe nuk e kemi prezente në këtë orar. Ndaj efekti i kësaj mase do të jetë i vogël. Pritet pasi çdo lloj mase ja shohim disa javë më pas. Do rishihet pas 3 javësh.

Nuk pres ndonjë efekt të habitshëm njësoj si nuk prisnim efektin e maskave të detyrueshme në ambientet e jashtme. Me hyrjen e dimrit, efekti që do të sjellë është shumë herë më i lartë sa nuk do të ndihet impakti zbritës i këtyre masave”,  delaroi Alimehmeti./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga