LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reja: Për Kumbullën po bëjmë gjithçka. Binaku dhe Balliu? Zgjedhjet i bëj unë

10 Nëntor 2020, 12:51, Sport CNA
Reja: Për Kumbullën po bëjmë gjithçka. Binaku dhe

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja dhe portieri i skuadrës kuqezi Etrit Berisha ka dalë në orën 13:00 në konferencën përpara takimit miqësor me Kosovën ditën e nesërme në orën 16:00.

Tekniku kuqezi ka folur në lidhje me gjendjen e skuadrës, mungesat, objektivat dhe bilancin pas 4 ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Sfida me Kosovën dhe mungesat- Do të jetë një ndeshje e ndjerë. E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar. Për sa i përket, grupit që do kem, Broja nuk do jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula vjen me vonesë. Hoxhallari dhe Ismajlgeci, do jenë lojtarët e rinj dhe do të kem mundësinë t?i përdor në fushë. Edhe Çepele ka cilësi dhe mund të jetë nga lojtarët që mund të luajnë nesër. Sot kemi stërvitjen e radhës dhe nesër mund të kem një ide të qartë për skemën dhe formacionin. Lenjani ka pasur probleme. Trashi shpresoja që të vinte, por nuk ishte e mundur. Ismajlgeci ka pasur probleme fizike, por kam folur dhe më ka thënë se është i gatshëm. Kam pasur mungesa dhe për këtë arsye mora dy lojtarët e Tiranës.

Kumbulla? Ne kemi pasur kontakte me ASL të Romës për Kumbullën. Kemi ofruar çdo mundësi për të siguruar të marrim lojtarin, kemi gati edhe avionin privat. Presim një përgjigje deri të shtunë. Shpresoj ta kemi gati për ndeshjet e radhës. Ai është stërvitur me skuadrën e Romës dhe duam ta kemi. Megjithatë së fundmi kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus edhe 3 lojtarë të Romës dhe kjo vështirëson gjithçka.

Balliu dhe Binaku- Është trajneri që bën zgjedhjet. Ne kemi program, i ndjekim këta të dy, por në listën e madhe kemi 50 lojtarë dhe nuk është se nuk jam, i informuar. Ata aty janë dhe pas përfundimit të ndeshjeve do i shikoj. Unë jam trajneri dhe i bëj unë zgjedhjet, kam vendosur këta tani për tani, më vonë të shikojmë.

Në përditësim?

Lajmet e fundit nga