LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nxori pamje brenda Infektivit/ Manjani nuk mban më: Po mjaft, mo mjaft! Duhet një kufi

10 Nëntor 2020, 17:16, Politikë CNA
Rama nxori pamje brenda Infektivit/ Manjani nuk mban më: Po mjaft, mo

Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme disa pamje nga spitali Infektiv, ndërsa shefja e shërbimit Najada Çomo deklaroi se në këtë spital ka ende krevate bosh.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, ka reaguar ashpër ish-ministri Ylli Manjani, i cili deklaron se duhet të ketë kufi.

Ai i bën thirrje mjekëve ta lënë propagandën në videot e kandidatëve politikë, pasi thekson se ata nuk janë në fushatë elektorale.

?Po mjaft, mo mjaft! Duhet të ketë kufi kjo gjë! Çfarë po thoni, meqë u hodh njëri nga ballkoni u lirua shtrat në spital?!!

Të nderuar mjekë!

Ju të paktën zyrtarisht nuk jeni në fushatë elektorale. Faleminderit që shërbeni me sa mundeni këto kohë të vështira. U jemi pafund mirnjohës vërtetë!

Por ju lutem lëreni propagandën në videot e kandidatëve politikë.(EDi Rama është tashmë një kandidat). Lerini ata të kandidojnë me njëri-tjetrin.

Se sa shtretër ka e ç’sistem shëndetësor kemi për njerëzit e shohin të gjithë. Ska nevojë as për rreklamë e as për më shumë nxirje…

Po, të njoftosh shtretër të lirë bash në ditën kur dikush hidhet nga ballkoni i spitalit, kjo është e papranueshme!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga