Connect with Us

‘Po vdes nga frymëmarrja’/ Flet vajza e pacientit që u hodh nga spitali: Ka qëndruar disa orë pa asnjë mjekim

Kronika

‘Po vdes nga frymëmarrja’/ Flet vajza e pacientit që u hodh nga spitali: Ka qëndruar disa orë pa asnjë mjekim

Publikuar

-

'Po vdes nga frymëmarrja'/ Flet vajza e pacientit që u hodh nga spitali: Ka qëndruar disa orë pa asnjë mjekim

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT, ku një pacient 69-vjeçar i prekur nga Covid-19 është vetëhedhur nga ballkoni në përpjekje për t’u larguar nga spitali.

Pacienti nga qyteti i Fierit aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili komunikoi me vajzën e 69-vjeçarit, Esmeralda Kane, e cila tregoi detaje për gjendjen shëndetësore të babait të saj.

Ajo u shpreh se babai i saj ka pasur  vetëm temperaturë dhe jo simptoma të tjera. Znj. Kane u shpreh se babai pasi është sjellë nga Fieri në Tiranë ka qëndruar për disa orë në korridorin e Infektivit pa marrë asnjë shërbim mjekësor.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka marrë ende një informacion të detajuar mbi motivet e mundshme, të cilat e shtyrë babain të hidhej nga ballkoni i spitalit.

“Më informuan dhe erdha. Tani unë dua një sqarim akoma më tepër. Jam jashtë  dhe po pres. Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, pro vetëm Thjesht tre ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim. Sot ishte ora shtatë e mëngjesit, dhe më thotë se nuk kam fuqi të flas dhe po vdes nga frymëmarrja. Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu”, tha ajo.

Gjatë intervistës për Euronews Albabnia, vajza u shpreh se babai i saj përveç tensionit nuk vuan nga asnjë sëmundje tjetër.

LEXO EDHE:  Studimi/ Disa forma të së ftohurës së zakonshme, mund t’ju mbrojnë nga Covid-19

“Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme babai nuk vuante nga asnjë gjë, por thjesht nga tensioni. Ai donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe spitali e nisi për këtu, ne kërkojmë ndihmë më të specializuar, por Fieri nuk e mbajti se gjendja e tij ishte e rënduar”, shtoi ajo.

Vajza e pacientit 69-vjeçar u shpreh se ngjarjen fillimisht e ka parë në media, por më pas ka qenë vetë spitali, i cili e ka vënë në dijeni. Pavarësisht tentativës për t’u rilidhur me kontaktin që e vuri në dijeni për ngjarjen, Esmeralda Kane thotë se nuk ka marrë ende asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore babait.

“Të them të vërtetën e pashë me titra në media, por nuk kishte emër dhe mbiemër. Pastaj gjysmë ore më vonë më informuan nga spitali dhe unë nuk e besoj dot. Tani nuk kam kontaktuar me asnjë. Kam ritentuar, por nuk është përgjigjur. Dua informacion më afër më shpejt”, theksoi ajo./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  Infektimi me Covid i anëtares së UFSH/ Diana Toma: Kemi kërkuar tamponin, s’na është bërë

LEXO EDHE:  Kryemadhi bën deklaratën “bombë”/ Ndërkombëtarë vijnë lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.

Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut nga Dibra

LEXO EDHE:  Studimi/ Disa forma të së ftohurës së zakonshme, mund t’ju mbrojnë nga Covid-19

Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE