LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD është përgjysmuar në 2013-ën dhe 2017 –ën”/ Topalli: Basha duhet të mbajë përgjegjësi

10 Nëntor 2020, 20:58, Politikë CNA
“PD është përgjysmuar në 2013-ën dhe 2017

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, bëri përgjegjës kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, për përgjysmimin e votave të opozitës.

Topalli tha se PD në zgjedhjet e 2013-ës dhe 2017-ës është përgjysmuar dhe për këtë kërkoi që Basha të mbajë përgjegjësi.

?PD në 2013 dhe 2017 është përgjysmuar dhe këtu ka përgjegjësi. Nëse për katër vite duke qenë në opozitë t?i përgjysmon opozitën unë besoj se duhet marrë përgjegjësia?, u shpreh ajo në emisionin ?Open?.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim foli edhe për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës, ndërsa deklaroi se faji i opozityës ishte se reagoi shumë vonë dhe nuk apeloi zgjedhjet atëherë kur duhej.

?Zgjedhjet janë vjedhur në 2017-ën. Në zgjedhjet e vjedhura, në zgjedhjet ku janë blerë vota, ku ka pasur kërcënike, opozita ka votuar 7 me 0. Nuk ka asnjë apelim në KQZ dhe në gjykatë dhe akuzat janë ngritur pas një viti?, theksoi Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga