“Paaftësia po u kushton jetën shqiptarëve”/ Spahia: Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për pandeminë

10 Nëntor 2020, 09:51, Aktualitet CNA
“Paaftësia po u kushton jetën shqiptarëve”/ Spahia:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia tha se humbja e kohës dhe paaftësia në këtë kohë pandemie po i kushton jetën shqiptarëve për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi, Spahia shkruan se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk e pranojnë se në spitalet COVID nuk ka më vende dhe të sëmurët, por sipas tij po trajtohen nëpër autoambulanca. Sipas demokratit, sa më shumë rëndohet gjendja, aq më shumë shtohet propaganda kriminale e qeverisë në ikje me spitalet.

Spahia shtoi se qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete dhe asnjë plan të vërtetë, por vetëm mashtron qytetarët me projekte 3D.

?HUMBJA E KOHËS PËR PAAFTËSI DHE MAKUTËRI PO KUSHTON JETË!

Sa më shumë rëndohet gjendja, aq më shumë shtohet propaganda kriminale e qeverisë në ikje me spitalet. Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nuk pranojnë se në spitalet covid nuk ka vende, se të sëmurët po trajtohen në ambulanca per shkak të hajdutërisë, paaftësisë dhe keqmenaxhimit të tyre, por flasin për plane në 3D për spitale rajonale.

8 muaj pasi PD, ka kërkuar hapjen e spitaleve rajonale për të sëmurët me COVID, pas qindra jetëve të humbura nga mosmarrja në kohë e ndihmës, Ministrja e Shëndetësisë flet tani për zbatimin e kësaj mase jetike. Vetëm FLET. Vetëm plane në 3D. Asnjë PUNË. Asnjë masë konkrete, asnjë plan të vërtetë, që qytetarët të mos mbeten me orë të tëra në pritje të një krevati në spital. Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu na humbën 8 muaj kohë dhe po humbim akoma më shumë me propagandën e tyre kriminale. Spitalet rajonale janë të papërgatitura, sepse nuk ka një plan për aktivizimin e tyre e as janë bërë trajnimet e posaçme!

Centralizimi i përballjes vetëm në Tiranë është skandaloz dhe kosto direkte për shëndetin e qytetarëve. I njëjti centralizim tek dy spitalet Covid (i treti është vetëm si hotel, që ka vetëm krevate por jo pajisje) ka bërë që mjekët e familjes të mos shfrytëzohen në këtë situatë mbingarkese. Paaftësia dhe makutëria veç për koncesione e tendera e qeverisë në ikje të Edi Ramës po u kushton shqiptarëve gjënë më të shtrenjë, jetën?, shkruan Bardh Spahia. CNA.al/ 

 

Lajmet e fundit nga