Connect with Us

Mjekët apelojnë për respektim të masave/ Thirrje për mospërdorim të antibiotokëve në shtëpi

Aktualitet

Mjekët apelojnë për respektim të masave/ Thirrje për mospërdorim të antibiotokëve në shtëpi

Publikuar

-

Situata e rëndë që është krijuar për shkak të koronavirusit nuk ka sjellë asnjë reflektim tek qytetarët për zbatimin e masave.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ripërsëriti nevojën e mbajtjes së distancës dhe evitimit të grumbullimeve si një masë e nevojshme për të shmangur infektimin dhe përhapjen e virusit, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vijnë si rezultat i infektimeve familjare.

“Është parë që si Shqipëri e tërë jemi në transmetim me grupe, Tirana është qartësisht transmetim komunitar. Përpara shkollave ka grumbullime, kur kalojmë para një gjimnazi jashtë mund të jenë 200 vetë duke ndenjur bashkë. Distanca dhe evitimi i grumbullimeve është absolutisht kyçe. Çdo gjë tjetër vjen në rend të dytë apo të tretë, sepse ajo që vëmë re janë pothuajse gjysma e rasteve janë infektime familjare. Ndërkohë që jashtë shikojmë situata nga më të ndryshme, grumbullime të panevojshme, situata si përdorimi i autobusit pa maskë, ka gjithashtu vende punë të cilat janë të papërshtattshme për këtë situatë.”, tha epidemiologu për “ABC News”.

Po ashtu, për situatën e Covid foli edhe pneumologu Arjan Mezini, i cili apeloi qytetarët të tregojnë kujdes me antibiotikët, duke këshilluar mospërdorimin e tyre në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

Doja t’ju bëja thirrje qytetarëve se kjo është një virozë dhe si çdoo virozë duhet të kuptojmë se nuk ka mjekim. Doja të bëja thirrje që antibiotikë të mos përdorin sepse nuk ka asnjë lloj ndikimi. Kjo nuk është temperaturë bakteriale por virale dhe antibiotiku nuk ka asnjë lloj efekti.

Duhet të përdoret vetëm në spital, në bazë të një ekzaminimi që bëhet çdo ditë që vë në pak riskun për të kaluar në një infeksion bakterial. Në kushte shtëpie nuk duhet të përdoret.“, tha Mezini për “ABC News”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  “Po ti shohësh nga afër, janë shumë pak të vdekur!”/ Rama këmbëngul për “rezultatin”

LEXO EDHE:  OBSH thirrje/ Të shpërndahen vaksina në vendet e varfra

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen dy mjete, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm në Durrës është regjistruar një aksident, ku shtetasi G.H duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetësja E.H, e cila ishte pasagjere në mjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

LEXO EDHE:  Letra e pacensuruar/ Si manipuloi dëshminë nëna e djaloshit të vetëvrarë

LEXO EDHE:  Tregu i zi në aksion për shitjen e vaksinës Covid/ Zbardhet vlera sa kushton

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Letra e pacensuruar/ Si manipuloi dëshminë nëna e djaloshit të vetëvrarë

LEXO EDHE:  OBSH thirrje/ Të shpërndahen vaksina në vendet e varfra

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE