Connect with Us

Kosova drejt mbylljes/ Baret dhe restorantet paralajmërojnë protestë

Kosova & Rajoni

Kosova drejt mbylljes/ Baret dhe restorantet paralajmërojnë protestë

Publikuar

-

Kosova drejt mbylljes/ Baret dhe restorantet paralajmërojnë protestë

Komitetit për menaxhimin e Pandemisë gjatë së hënës i dorëzoi propozimet për masa të reja Qeverisë së Kosovës. Vendi, i cili është ndarë në zona në bazë të numrit të të infektuarve, pritet të ballafaqohet me masa më të ashpra. Në to parashihet kufizimi i lëvizjes dhe kufizimi i orarit të punës për bizneset.

Për gastronomët, çdo mbyllje pa mbështetje financiare nga ana e shtetit është e papranueshme. Shoqata e Gastronomeve të Kosovës paralajmëron se për shkak të gjendjes së rëndë me të cilën po ballafaqohen do të detyrohen t’i hapin lokalet edhe nëse vendoset për ndonjë mbyllje tjetër. Madje ata paralajmërojnë protesta kundër çfarëdo lloj mase që rrezikon këtë sektor.

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se si pasojë e karantinimit gjatë fundjavës së kaluar, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje 100 përqind.

Ai madje thotë se nëse do merret vendim për ndonjë mbyllje tjetër do të jetë e vështirë të menaxhohet situata pasi që pronarët e këtyre bizneseve janë të revoltuar dhe do tentojnë t’i hapin kafiteritë dhe restorantet pasi po ballafaqohen me gjendje të rëndë ekonomike.

“Nëse e shikojmë qarkullimin që ndodh në vikend, sidomos në Prishtinë por edhe qytetet tjera, (humbja) është 100 përqind sepse nuk ka funksionuar hiç, por çka ndodhi? Ndodhi automatikisht lëvizja e qytetarëve në Maqedoni e Shqipëri, gjë që jemi duke folur për miliona para në qytetet e tjera që realisht Maqedonia ka më shumë raste se ne, Shqipëria po ashtu më shumë se ne. Është e pakuptimtë, edhe prej bizneseve, edhe nuk po e dimë pse po ndodh kjo po i mbyll qytetet tua dhe bizneset dhe qytetarët po shkojnë në shtetet tjera. Nuk ma merr mendja se do i mbajmë të mbyllura nëse nuk kemi një ndihmesë nga shteti, sepse është problem edhe për neve si shoqatë t’i menaxhojmë dhe ndalojmë bizneset se janë në gjendje të keqe. Kështu që është e natyrshme reagimi i tyre ose hapja e tyre kushtimisht në mënyrë të rebeluar”, u shpreh ai.

Zuka thotë se çdo vendim i radhës duhet të merret në koordinim me gastronomët. Derisa thotë se ata nga qeveria po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, subvencionimi të qirave 40 deri 50 përqind dhe ndihmesë rreth problemeve bankare.

“Çdo mbyllje kërkon edhe kompensim dhe çdo rregull që e kanë kërkuar kërkon kompensim, nuk ka ndodhur asgjë, përpos që janë dëmtuar bizneset në përgjithësi e posaçërisht gastronomia se është mbyllur e para dhe non-stop është persekutuar e para prej vendimeve sikur tash këto, karantinimi i Prishtinës, mbyllja totale tash prapë me javë apo ditë nuk ka rëndësi. Por gjithmonë është kërkuar nëse bashkë bëhet mbyllja le të jetë në koordinim me subvencione dhe kërkesat që i kemi nuk kanë ndodhur, janë në gjendje shumë të keqe dhe bizneset janë shumë të frustruara, gjë që edhe ne si shoqatë po i kemi vështirë t’i menaxhojmë sepse ata i kanë kërkesat e veta që janë shumë legjitime dhe të drejta”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Russia Today Live nga Tirana

Zuka, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës, thotë se rreth 40 përqind e punëtorëve të këtij sektori kanë mbetur pa punë si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes të pandemisë.

“Në bazë të kontaktit dhe komunikimeve që kemi me përfaqësuese kemi një humbje të punëtorëve apo të vendit të punës 30 deri në 40 përqind dhe kjo gjithmonë duke shtyrë me gjoks sepse nuk kanë dashur me ndodh ajo, por është vetëm duke ndodhur. Plus asaj kemi edhe një rënie enorme të klientëve, sidomos në restorante, sepse ndoshta është edhe një drojë apo frikë me dal. Gjendja në përgjithësi është shumë e keqe, janë duke na dëmtuar edhe më shumë me këto vendime, plus po merren vendime që nuk janë në diskutim dhe në koherencë me gjendjen e bizneseve. Do të thotë nuk e di sa ka me zgjat kjo por bizneset, nuk do të durojnë dhe ka me qenë problem t’i menaxhojmë. Sa filloi këtyre ditëve të fundit një këndellje sado pak e vogël e bizneseve, përndryshe humbjet kanë qenë 60-70 përqind ka pasur shit-blerje të bizneseve me pak para’ është shtyrë me gjoks se në asnjë moment nuk ka qenë mbarëvajtja e punës në suaza të normales”, vijoi Zuka.

Duke e parë revoltimin e pronarëve të lokaleve të gastronomisë, Zuka paralajmëron edhe protesta pasi që nuk pajtohen me masat që i dëmton ato.

“Aq kemi presion nga bizneset dhe gastronomët se nëse nuk realizohen kërkesat atëherë do të kemi një imponim në mënyrë që t’i mbajmë protestat. Mënyra e protestave do jetë simbolike si gjithmonë, jo e rebeluar, por kemi opsione shumë. Përderisa punojnë kufijtë dhe autostradat dhe shkojnë shtete të tjera mundet me ndodh edhe ndonjë bllokim i autostradës për shembull, por ka edhe opsione të tjera sikur herën e fundit me zhurmë me lugë dhe pjata, kreative munden me qenë”, tha Zuka. /Kosova Press

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

Publikuar

-

Nga

Partitë në pushtet LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit në një takim mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.

Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale”, tha lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev. Kryeministri ka potencuar se qëllimi i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është që në bashkëpunimin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës.

“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, u shpreh Zaev.

Reagon opozita për koalicionin parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka komentuar koalicionin parazgjedhor të shpallur në mes BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhjet lokale duke thënë se lideri i BDI-së Ahmeti siç duket është i frikësuar nga ASH opozitare, pasi që nuk pranoi sfidën e ASH-së që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa kalkuluar në votat e partive maqedonase.

“Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalim ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Sic duket ka frikë”, tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela.

Mosmarrëveshje edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Partitë opozitare kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre afatet kushtetuese rregullojnë datën e zgjedhjeve në përputhje me mandatin e fundit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se çdo datë tjetër përveç 17 tetorit, bie ndesh me Kushtetutën.

“Zgjedhjet lokale nuk caktohen në bazë të dëshirës së cilit do lider, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në përputhje me datat e parapara në ligj dhe Kushtetutë. Ky afat është 17 tetori, çdo datë tjetër përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Antonio Milloshoski deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:  Bashkiakët nën shembullin e Qeverisë/ Miliarda për tendera në kohë pandemie

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Russia Today Live nga Tirana

Opozita shqiptare është e gatshme për zgjedhje në cilëndo datë të tetorit, por thotë se pas kërkesës për shtyrje të zgjedhjeve fshihet frika nga euforia e regjistrimit të popullsisë.

“Ata kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh euforinë që ka regjistrimi tek shqiptarët dhe kjo eufori do të shkojë në drejtim të opozitës. Regjistrimi qoftë në diasporë ose në vend është i mishëruar me faktin se ndryshimi duhet të ndodhë tek shqiptarët dhe ajo eufori që ndodh në regjistrim do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale” – thotë Skender Rexhepi, deputet i ASH-AAA-së.

Për BDI-në cilado datë e zgjedhjeve është e pranueshme. Integristët nuk do të ndërhyjnë në negociatat mes partive politike.

Bujar Osmani,

“Ne si BDI nuk kemi dilema në sukseset e këtyre zgjedhjeve dhe për ne është pak e rëndësishme data e zgjedhjeve. Ua lëmë partive tjera të merren vesh për datën e zgjedhjeve, kurdo që pajtohet ne do t’i mbështesim”, – thotë Bujar Osmani nga BDI.

Edhe partia “E Majta” vlerëson se data kur duhet mbajtur zgjedhjet lokale është 17 tetori dhe çdo datë tjetër mund të jetë element vlerësimi në Gjykatën Kushtetuese.

LSDM është e gatshme të pranojë cilëndo datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon partia opozitare VMRO- DPMNE.

“Ne e propozuam 31 tetorin, nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin e popullsisë, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin”, thotë kryeministri Zoran Zaev./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i spitalit në Fier/ Erion Dasho shtron argumentat: Ja pse nuk realizohet për tre muaj diçka serioze

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Vijon protesta tek Unaza e re/ Tensionohet situata mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE