LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Ambasadorja franceze: Shqipëria ka kushte për të plotësuar

10 Nëntor 2020, 08:43, Politikë CNA
Integrimi në BE/ Ambasadorja franceze: Shqipëria ka kushte për

Ambasadorja e re e Francës, Elizabeth Barsacq ka folur nga qyteti i Elbasanit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Barsacq është shprehur që po shihet si do të negociohet në të ardhmen pasi ka disa kushte që duhen plotësuar siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtësisë.

Ambasadorja franceze është shprehur që nuk ka hapa prapa. ?Ne duam të hapim negociatat?, ka deklaruar Barsacq.

?Duhet ta keni të gjithë parasysh se në marsin e këtij viti Këshilli i Europës vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen. Dhe ajo që po bëjmë tani është të negociojmë për të ardhmen. Por nuk ka hapa prapa. Ne jemi të mendimit se ne duam të hapim negociatat.
Siç e dini mire, ka kushte për të plotësuar. Siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, funksionimi i drejtësisë, të cilat nuk dua ti përmend. Dhe kjo nuk varet as nga Franca, as nga Kroacia, as nga Polonia. Kjo varet nga Shqipëria?, u shpreh ambasadorja franceze./CNA.al

Lajmet e fundit nga