LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ka dhënë shtetësinë shqiptare një të dënuari me vendim gjykate/ Çfarë do të thotë Meta tani?

10 Nëntor 2020, 14:22, Politikë CNA
I ka dhënë shtetësinë shqiptare një të

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për akuzën e ?falsifikimit të dokumenteve? futbollistin e Tiranës, Winful Cobbinah.

Sulmuesi ganez u dënua me 4 muaj burg, por gjykata zëvendësoi burgun me dënimin alternativ me 100 orë punë në interes të publikut. Cobbinah u akuzua për falsifikimin e lejes së tij të qëndrimit në Shqipëri.

Ai u kthye padashje edhe në një personazh ?politik? javët e fundit, pasi Ilir Meta, në shkelje flagrante të ligjit, i dha shtetësinë shqiptare Brenda 8 orëve.
Kjo, pas kërkesës së Refik Halilit, që të mashtronte UEFA-n dhe të rriste numrin e lojtarëve të huaj që mund të luanin për Tiranën në Europa League.

Tashmë që Cobbinah është i dënuar me vendim gjykate, presim një reagim nga presidenti Ilir Meta. A keni gjë për të thënë zoti president, që keni pajisur me pasaportë shqiptare duke shkelur Kushtetutën, një person që është dënuar me burg nga gjykatat shqiptare? Mirë përgjegjësi ligjore që s?pranoni, po ndjesë a do të kërkonit të paktën?/Tema

Lajmet e fundit nga