LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyjnë në fuqi nesër/ Rama publikon masat e reja kundër Covid 19

10 Nëntor 2020, 09:06, Aktualitet CNA
Hyjnë në fuqi nesër/ Rama publikon masat e reja kundër Covid

Kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Mes masave që u prezantuan dje është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22;00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, mbyllja e bareve dhe restoranteve në të njëjtin orar, si dhe puna nga shtëpia për punonjësit e administratën.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 ? 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve ? restoranteve nga ora 22:00 ? 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga