LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” Miley Cyrus/ Pozon nudo brenda një arkivoli

10 Nëntor 2020, 14:30, Lifestyle CNA
“Çmendet” Miley Cyrus/ Pozon nudo brenda një arkivoli

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus i ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj. Fotoja e saj ku shfaqet duke pozuar tërësisht nudo brenda një arkivoli po bën xhiron në rrjetet sociale. Ajo shfaqet në foto duke mbuluar gjoksin me duar, ndërsa në pjesën e poshtme me një buqetë me lule të bardha.

Fotoja është realizuar nga fotografi i njohur i personazheve të famshëm, Vijat Mohindra. Fotografi do të publikojë një libër të ri me punët e tij dhe ka treguar se paratë e fituara nga çdo kopje e shitur do të shkojë tek fondacioni ?Happy Hippie? i Miley Cyrus, që ndihmon të rinjtë LGBTQ që janë të pastrehë.

Ndërkohë vetë Miley pritet të publikojë albumin e saj të shtatë, ?Plastic Hearts? në fund të këtij muaji. Albumi do të lançohet në 27 nëntor dhe Miley është shprehur se albumi i ri zbulon sekrete rreth jetës së saj personale, ndryshimet dramatike pas divorcit nga Liam Payne./ CNA.al

Lajmet e fundit nga