LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për mungesë të ilaçit Remdisivir/ Reagon Najada Çomo, tregon si po trajtohen pacientët me Covid

10 Nëntor 2020, 15:59, Lifestyle CNA
Akuzat për mungesë të ilaçit Remdisivir/ Reagon Najada

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka treguar se çfarë ilaçesh po përdoren për kurimin e pacientëve që janë infektuar me Covid-19.

Çomo tha se ata përdorin për mjekim antibiotikë dhe barna antiviralë.

Që nga fillimi i marsit, rastet i para i takojnë muajit nëntor. Kemi huazuar protokollet e vendeve të para ku u shfaq virusi si në Kinë apo Itali. Ne kemi marrë dhe përshtatur barnat më të mira për këta pacientë. Protokolli përmban shumë elementë. Janë antibiotikët, barnat antiviralë. Kanë qenë shumë udhërrëfyes dinamik. Kanë dalë shumë të dhëna të reja?, u shpreh ajo në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama.

Shefja e Shërbimit në Spitalin Infektiv foli edhe për ilaçin Remdisivir, për të cilin pretendon se ndryshe ngasa është denoncuar, Shqipëria ka ende ilaç në gjendje, por theksoi se nuk përdoret në masë.

?Remdisivir tek ne përdoret, ofrohet nga qeveria shqiptare, dhe mjekohen ata pacientë që kanë kritere klinike. Nuk përdoret në kushte ambulatore por vetëm në kushte spitalore. Remdisivir nuk mund të përdoret në masë, përdoret vetëm në kushte spitalore për ata persona që janë në gjendje të rënduar. Plazma imune konvaleshente përdoret gjithashtu në kritere specifike“, nënvizoi Çomo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga