LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës të ndërpresë funksionimin e gjykatës së Hagës

10 Nëntor 2020, 19:01, Politikë CNA
Akuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës të

Ish-presidenti Rexhep Meidani, ka reaguar lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria Speciale për presidentin e dorëhequr të Kosovës Hashim Thaçi.

Meidani përmend deklaratën e avokatit mbrojtës të Thaçit, David Hooper, i cili kërkoi të dije së ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, që ishin shumë të rëndësishme për lindjen e gjykatës së Hagës.

Duke marrë shkas nga deklarata e avokatit dhe Thaçit, ish-presidenti kërkon që Kuvendi i Kosovës të

?Ndërkohë që Thaçi është përgjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vetë avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nëse me të vërtetë, në sallen e kësaj gjykatë nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atëherë, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë iniciativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kësaj sajese politike, të miratuar në një parlament vendor dhe të ?pompuar? si gjoja një gjykatë ndërkombëtare!...?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga