Connect with Us

A po shkojmë drejt karantinës?/ Manastirliu: Po përballemi me një virus të rrezikshëm

Shëndeti

A po shkojmë drejt karantinës?/ Manastirliu: Po përballemi me një virus të rrezikshëm

Publikuar

-

A po shkojmë drejt karantinës?/ Manastirliu: Po përballemi me një virus të rrezikshëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania analizoi situatën e pandemisë në Shqipëri. Ajo e përjashtoi mundësinë e një ri-mbyllje të plotë, por tha se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe gjithçka varet nga numrat dhe situata në spitale.

“Varet nga situata. Situata ndryshon ka dinamikën e saj, dhe ka disa elementë dhe faktorë që vlerësohen nga grupi i ekspertëve. Ky vlerësim që bëhet është dinamik. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm se si do të shkojë situata, por ajo që në presim është bashkëpunimi me qytetarët. Të sakrifikojmë nga vetja jonë dhe ta ulim kurbën e infektimeve dhe së bashku do t’ia dalim. Po përballemi me një virus të rrezikshëm dhe ne jemi në front. Këto nuk janë masa të forta, por mesatare, dhe vlerësohen nga ekspertët se do të ketë kufizim të numrave”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Vlerësim i rëndësishëm për kontribut kombëtar: Fifi zbulon mirënjohjen zytare që mori

Ajo shtoi se qeveri shqiptare nuk po kursehet dhe po ndërmerr aktet e duhura për t’i bërë ballë virusit vdekjeprurës.

“Nuk po mbajmë dorën asgjëkundi, as tek financat dhe as tek burimet njerëzore, por jemi duke punuar me një strategji që mund të dalim fitues”, tha ajo.

Ministrja foli edhe për trajtimin e pacientëve në autoambulanca, ndërsa shtoi se këto të fundit janë të mirëpajisura me të gjitha elementët e duhur.

“Autoambulancat që sjellin pacientët në spital janë të mirëpajisura, sepse nuk u mungon asgjë. Qytetarëve nuk ka për t’i munguar shërbimi, sepse të gjithë janë të angazhuar në një front për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, shtoi ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjen e sotme se kur do të vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19.

Pipero tha në emisionin “Real Story” se ka informacione që vaksina do të vijë në Shqipëri shumë shpejt.

Sipas tij, vaksina do të vijë në vendin tonë në fund të muajit dhjetor, ose në fillim të janarit të vitit që vjen.

LEXO EDHE:  A do të shkaktojë koronavirusi një valë të nacionalizmit ushqimor?/ Flasin ekspertët

Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, deklaroi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina”/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Publikuar

-

Nga

"Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina"/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinën e Covid-19 dhe u shpreh optimist për efektin e saj.

Piperio tha se nuk pret mrekullira nga vaksina, por theksoi se ajo është zgjidhja për situatën.

Infeksionisti theksoi në emisionin “Real Story” se vaksina është shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës.

Të gjithë mendojmë dhe besojmë se zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina, të gjitha masat e tjera janë ndihmuese.

Unë nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina, ne duhet doemos të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Janë dy injeksione, menjëherë pas injektimit të parë nuk do të thotë se ke imunitet.

Unë jam besimplotë. Nëse vaksina është mbi 65% efektive, është një vaksinë e mirë. Vaksina është shumë e sigurt, shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës dhe një relaksim i madh për botën mjekësore dhe për qytetarët”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

20 të infektuar në Berat/ Covid-19 prek edhe prefekten Zylyftari

Publikuar

-

Nga

20 të infektuar në Berat/ Covid-19 prek edhe prefekten Zylyftari

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 20 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Beratit.

Mësohet se ndër personat që kanë rezultuar pozitivë është edhe Prefektja e Beratit Valbona Zylyftari.

Gjithashtu raportohet se pozitive kanë dalë edhe 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit “Lira”, 1 sanitare në maternitet dhe 1 punonjëse në zyrën e Arsimit.

LEXO EDHE:  Çfarë është “Mers”, virusi që po tremb dhe Europën?

Ndërkohë, këto nuk janë të vetmet raste me Covid në institucione, pasi janë raportuar infektime edhe në DVP-në Berat, në shkolla, në zyrat e OSHE-së, në filialin e Postës Shqiptare dhe në fasoneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE