LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

563 të infektuar dhe 8 viktima/ Mjeku: Shifrat e raportuara sot janë të 10 ditëve më parë

10 Nëntor 2020, 21:45, Lifestyle CNA
563 të infektuar dhe 8 viktima/ Mjeku: Shifrat e raportuara sot janë

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja është shprehur se raportimet ditore për Covid nga Ministria e Shëndetësisë  nuk tregojnë një panoramë të orëve të fundit.

Sipas tij, duke nisur nga koha që kërkon përgjigjia e tamponit  7-10 ditë kohë,  shifrat alarmuese të kësaj të marte janë të një jave apo 10 ditëve më parë.

“Numri i raportuar nuk është real jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende me sistem të përparuar dhe të zhvilluar shëndetësor. Numri i infektimeve që janë raportuar sot nuk janë të ditës së sotme dhe as të ditës së djeshme, janë të para një jave ose të 10 ditëve më parë.

Përderisa rezultati i testimeve zgjat 7-10 ditë do të thotë se rezultatet që kanë dalë sot nuk janë të ditëve të fundit.Kjo konfirmohet lehtë. Shumë të sëmurëve dhe të dyshuarve ju mohohet testimi, nuk bëhen mjaftueshëm. Nuk testohen për shumë arsye që nga burokracitë deri te stigma. Ka njerëz që ende e kanë për turp të deklarohen se janë prekur nga virusi. Kur realisht kushdo mund të preket dhe sëmuret”, tha mjeku për Ora News./CNA.al

Lajmet e fundit nga