LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksina kundër Covid-19 ofron mbrojtje 90%/ Reagon Donald Trump

9 Nëntor 2020, 14:10, Kosova & Bota CNA
Vaksina kundër Covid-19 ofron mbrojtje 90%/ Reagon Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar lidhur me lajmin se vaksina gjermane është 90 për qind e efektshme ndaj koronavirusit Covid-19.

?Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh?, shkruan presidenti Trump në Twitter.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind sipas një studimi paraprak, raportoi më herët BBC.
Prodhuesit e saj, kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, thanë se ?kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin?.
Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe duket se nuk përbën shqetësime për sigurinë. Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit.

Aktualisht, janë me dhjetëra vaksina në fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate. Ajo përdor një qasje plotësisht eksperimentale ? që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit ? për ta stërvitur sistemin imunitar të njeriut.

Do të nevojiten dy doza, me një diferencë kohore prej tre javësh dhe sipas firmave farmaceutike ne fjalë, njerëzit do të jenë të mbrojtur një javë pas dozës së dytë. Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi. Pfizer beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard deri në fund të vitit 2021./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga