Connect with Us

Thaçi para Hagës/ Gjuzi: Të shpresojmë se do dalë i pastër

Politikë

Thaçi para Hagës/ Gjuzi: Të shpresojmë se do dalë i pastër

Publikuar

-

''Gjykata Speciale ka qenë krim kundër Kosovës''/ Vetëvendosja i bën kërkesë ugjente Shqipërisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sot për herë të parë në Gjykatën e Posaçme në Hagë, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i Partisë konservatore Kujtim Gjuzi, i cili thotë se konservatorët shqiptarë janë në protestë për mënyrën se si po trajtohen të akuzuarit në Hagë.

Gjuzi shpreson se presidenti i dorëhequr i Kosovës do të dalë i pastër në fund të çështjes gjyqësore.

Konservatorët shqiptarë protestë për mënyrën e trajtimit të të akuzuarve në Hagë.

Avokati britanik Hoper duket qartë që ka goditur rëndë prokurorët e një gjykate që ne si konservatorë e deklaruam si gjykatë ndërkombëtare dhe jo si gjykatë e Republikës së Kosovës.

Le të shpresojmë që zoti Hashim Thaçi të dalë i pastër nga gjykata ndërkombëtare ashtu siç kolegu i tij i luftës Ramush Haradinaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk e fitoi dot kontrollin në terren”/ Nishani analizon se çfarë e solli humbjen e demokratëve

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka analizuar faktorët që sollën humbjen e PD në zgjedhje.

Sipas tij, demokratët nuk arritën ta fitonin dot kontrollin në terren edhe pse kishin përballë një PS që futej në zgjedhje me imazh të konsumuar dhe skandale në 8 vite qeverisje.

Sipas tij, PD i mungoi organizmi në terren dhe logjistika në marrjen e votave.

“Kam konstatuar një fenomen që ka qenë i pakontestueshëm nga zgjedhjet në zgjedhje.

Përfaqësuesit komisioner të PS, në momentin që mbyllej qëndra e votimit në 20 të darkës, komisionerët e tyre në atë qëndër votimi e dinin me saktësi sa vota kishin.

Unë kisha një informacion për këto zgjedhje dhe e ndava me kolegë të ndryshëm që nuk e di sa e morën parasysh. Partia Socialiste përpara se të hynte në fushatën elektorale kishte informacionin e saktë për pjesmarrësit në zgjedhjet e kaluara lokale ku PD nuk mori pjesë. Ata kanë bërë kontakte të drejtpërdrejta me atë pjesë të elektoratit që nuk kishin siguri për votat e tyre.

Dy partitë kishin dy elementë në këtë fushatë. Elementi parë ishte imazhi dhe morali.

PD dhe aleatët hynin me moral të fituar në fushatë, sepse PS hynte me një imazh të konsumuar, nga 8 vitet e qeverisjes me skandale.

Beteja ishte a do ta fitonte dot kontrollin e territorit PD. Fakti që në territor PD ishte e dobët me organizimin në strukturë, me logjistikë dhe në mënyrën e marjes së votave kjo e bëri diferëncën”, tha Nishani./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Skandali në Rinas/ Meta tregon udhëzimin që iu dha kontrollorëve

LEXO EDHE:  Protestat e dhunshme/ Noizy reagon ashpër: Janë politike, edhe qorri e sheh...

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja justifikon Metën/ Foli ashpër se u ndje i kërcënuar

Publikuar

-

Nga

Lubonja justifikon Metën/ Foli ashpër se u ndje i kërcënuar

Analisti Fatos Lubonja, ka reaguar pas nismës së mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për të dytën herë, duke qenë se herën e parë nuk e dërguan këtë proces deri në fund.

Lubonja ngriti akuzat se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe pretendon se shkarkimi i Presidentit do të thellonte më shumë.

Unë mendoj që ka dy nivele ku bëhet ky debat, vlerësimi politik dhe ligjor. Unë them që në qoftë se me stabilizim kuptojmë një parti-shtet që kontrollon të gjitha institucionet, drejtësinë, policinë, Presidentin, ne do të kemi patjetër stabilitet, por do të jetë tepër i rrezikshëm për demokracinë.

Sipas mendimit tim, u bë një sulm ndaj Presidentit në kohën që ka qenë Bamir Topi, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, për t’u fuqizuar këta. Ata bënë këtë luftë, e pasi mbaruan këtë luftë, do të fillonte lufta e bandave. Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Sipas tij, Kreu i Shtetit ka reaguar me tone të ashpra, pasi është ndjerë i kërcënuar.

LEXO EDHE:  Protestat e dhunshme/ Noizy reagon ashpër: Janë politike, edhe qorri e sheh…

LEXO EDHE:  Protestat e dhunshme/ Noizy reagon ashpër: Janë politike, edhe qorri e sheh...

Nëse më thoni që ka unitet këtu, mes atyre që janë me PS dhe ka një bashkëveprim dhe ka treguar shenjë uniteti kryeministri që i thotë opozitës hajde futuni tek partia ime, të kontrollojë edhe ata. Demokracia nuk është unitet, është përballje forcash në koncepte të ndryshme. Presidenti ishte i fundit gurë i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës dhe partisë së tij. Pse?

Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha. Ngjarja u deformua nga të gjitha mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Publikuar

-

Nga

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, opozita nisi të justifikojë humbjen me akuzat ndaj mazhorancës se i ka vjedhur votat. Kreu i LZHK-së, njëherësh aleat i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi është shprehur se PD kur ka qenë në pushtet ka përdorur të njëjtën praktikë për të marrë më shumë vota.

Nga studioja e Opinion, Shehi deklaroi se publikimi i të dhënave personale është një nga krimet më të mëdha që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Vjedhja e votave nuk është çështje partish. Dy skuadra zihen ku njëri ka veshur fanellën ndryshe por materiali është i njëjtë. PD nuk është e mbushur me engjëj. Edhe PD kur ka qenë në pushtet ka bërë, por jo në këtë dimension. Problemi është që ti po përdor shtetin dhe qeverisjen kundër një parti tjetër. Nuk është puna që dy tifozë një i PS dhe tjetri  PD, ku ky i është më gjeneroz për paratë e partisë që mund atë kurnacin e PD.

Ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, influencën e administratës, me këto patronazhistës, ky është sigurim shteti, kontroll deri në qelizë i popullsisë. Nga të gjithë krimet që ka bërë Rama në këto zgjedhje për mua kjo është më e rënda. Të tjerët mund të thonë u futën ca milionë dhe u blenë ca njerëz të varfër. Nuk më shqetësojnë fare këto, më shqetëson që ti merr kurajën të përgjosh 900 mijë banorë të kryeqytetit,  nëpunësit e lartë të shtetit. Të vesh një ‘legen’ të vogël të zonës të  përgjojë për të krijuar idenë që unë, partia është më i fortë sesa ty”, u shpreh Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE