LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK është i partisë”/ Berisha: Veliaj po vjedh lekë nga personat që kanë ndërruar jetë

9 Nëntor 2020, 09:53, Aktualitet CNA
“SPAK është i partisë”/ Berisha: Veliaj po vjedh

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po vjedh fonde edhe nga personat që kanë ndërruar jetë.

Përmes një postimi Berisha shkruan se Veliaj njerëzit e varrosur nga familja i shpall si të vdekur me covid për të vjedhur paratë e varrimit nga bashkia, duke shtuar se SPAK është i partisë dhe nuk ndërrmer asnjë hap për hetimin e tyre.

?Lal plehu vjedh edhe me te vdekur! Njerezit e varrosur nga familja i shpall si te vdekur me covid per te vjedhur parate e varrimit nga bashkia. Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e akuzes te qytetarit dixhital. SPAK eshte i partise nuk ka pune me vjedhjet e narkozyrtareve. sb

Pershendetje doktor. Dua te bej nji denoncim me vjedhjen mashtrimin qe ben lal plehu edhe me njerzit e vdekur. Ne dat 31 tetor me vdiq gjyshja nga atak kardiak. Kontaktuam me agjensin funerale dhe bem varrimin ne varrezat e tufines. Paguam 900 mije lek te gjitha sherbimet funerale. Por cfar ndodh certifikata e vdekjes vjen sikur ka vdekur nga covid 19 dhe shpenzimet funerale i mbulon bashkia. Bashkangjitur po ju dergoj edhe certifikaten qe leshon lal plehu?, shkruan Berisha. CNA.al/ 

 

Lajmet e fundit nga