LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes të rinjve në Maliq/ Të plagosurit dërgohen në spital

9 Nëntor 2020, 07:39, Kronika CNA
Sherr mes të rinjve në Maliq/ Të plagosurit dërgohen në

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 30 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. Xh., 34 vjeç, banues në Podgorie.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, shtetasi D. Xh., të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga