LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve/ Tregon hapat që duhen ndjekur për parandalimin e Covid-19

9 Nëntor 2020, 08:14, Aktualitet CNA
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve/ Tregon hapat

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë globale Covid-19.

Përmes një postimi të shpërndarë në faqën zyrtare, Ministria rekomandon 3 hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të parandaluar infektimin, ku përfshihen ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe larja e shpeshtë e duarve apo dezinfektimi i tyre.

?-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit?, rekomandon MSH.

Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19, të cilat janë: Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C. CNA.al/ 

Lajmet e fundit nga