LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e bareve dhe restoranteve/ Manastirliu shpjegon arsyet

9 Nëntor 2020, 21:45, Politikë CNA
Mbyllja e bareve dhe restoranteve/ Manastirliu shpjegon arsyet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është e ftuar mbrëmjen e sotme në ?Opinion? ku ka folur për masat e reja kufizuese.

Manastirliu tha se arsyeja e kufizimit të lëvizjeve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në fashën orare 22:00-06:00 ka qenë e lidhur me grumbullimet në këto ambjente dhe faktin që këto zona ishin konsideruar me një rrisk të lartë të përhapjes së sëmundjes.

?Komiteti teknik ka bërë vlerësim shumë të imtësishëm të disa parametrave që karakterizojnë situatën epidemike. Prej ditës së mërkurë do të vendosen masat e kufizimit prej orës 22:00 të darkës deri në 6 të mëngjesit. Kjo do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Baret, lokalet restorantet, do të kufizohet aktiviteti i tyre nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit , do të lejohet vetëm shërbimi delivery. Është vendosur ora 22:00 si një orë që praktikisht kishte të bënte me lëvizshmërinë dhe popullimin në bare dhe restorante. Klubet, baret, restorantet dhe grumbullimet janë vlerësuar si zona ku kishte një rrisk më të madh të përhapjes së virusit?, tha Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga