Connect with Us

“Kolegët tanë marrin përqindje sekserësh”/ Plas debati mes mjekëve: Të kam ftuar të dalim të flasim kundër qeverisë

Shëndeti

“Kolegët tanë marrin përqindje sekserësh”/ Plas debati mes mjekëve: Të kam ftuar të dalim të flasim kundër qeverisë

Publikuar

-

“Kolegët tanë marrin përqindje sekserësh”/ Plas debati mes mjekëve: Të kam ftuar të dalim të flasim kundër qeverisë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho është përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në “Syri tv” me mjekun Pëllumb Pipero.

Pipero u shpreh se shtimi i rasteve të infektimeve dhe viktimave ndodh edhe në vendet e tjera, por u kundërshtua nga Dasho, i cili tha se në asnjë vend tjetër qytetari nuk paguan 100 euro për një test.

Dasho shtoi se e ka ftuar Piperon të dalin dhe të flasin kundër kësaj qeverie që e ka lënë pacientin të bëjë vetë çdo shpenzim, por ka akuzuar.

Madje ai shkoi dhe më tj, duke thënë se disa kolegë të tij marrin përqindje sekserësh në spitale për trajtimet e koronavirusit.

“Në asnjë vend nuk paguhet 100 euro për test. Nuk di ndonjë vend ku qytetarët blejnë ajrin për të jetuar. Nuk di ndonjë vend që familjarët të blejnë bombolën e oksigjenit në tregun privat. Ne nuk jemi politikanë, jemi mjek. Të kam ftuar ty dhe kolegët të flasim kundër kësaj qeverie që po e trajton popullin si armik. Kjo qeveri po e lë pacientin shqiptar të paguajë vetë cdo shpenzim, Ka kolegë tanë që po marrin përqindje sekserësh sot. Nuk ka moral të dalë njeri të thotë se situata e Shqipërisë është njësoj si në botë. Në Shqipëri zgjidhet problemi brenda javës.

LEXO EDHE:  Organizoi dasmë pa respektuar masat anti-Covid/ Gjobitet pronari i lokalit në Durrës

Kur numrat rriten, nuk merret vendimi i ndalimit të lëvizjes nga ora 10 deri në 6 të mëngjesit. Është në të mirën tonë si mjek që të jemi shërbëtorë të qeverisë, është në nderin tonë të jemi në shërbim të pacientit sepse për atë jemi betuar. Nuk kam ndrojtje që të them se përgjigja shqiptare ka dështruar në cdo element të saj.

Është koha për të marrë masa, sepse nëse vazhdojmë me masa eksperimentale si kjo e sotmja, do të kemi më shumë se 500 raste. Deri tani tregu i zi ka arritur ta suportojë qytetarin me oksigjen, por sot nuk do e përballojë dot më. Sot nuk ka më kapacitete, e kemi lënë qytetarin shqiptar aty ku nuk mban më”, tha Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Studimi në SHBA e konfirmon: Maska ​​të shpëton jetën

LEXO EDHE:  "Përulje për mjekët që më rikthyen në jetë"/ Ish-deputeti shërohet nga Covid-19

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Vaksinimi dhe imuniteti i tufës/ Çfarë duhet të dini

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, është shprehur se sinjalet për praninë e tij janë të forta.

E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, Rakacolli u shpreh se rritja e rasteve ka dy shkaqet: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.

“Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që ndodhën gjatë Kampionatit Europian. Këto janë shkaqet, jo lirimi i masave sepse masat nuk janë liruar në atë masë që të sjellin rritje të infektimeve. Megjithatë, situata është tërësisht e kontrolluar. Zyrtarisht nuk e kemi konfirmuar ende praninë e variantit Delta, por sinjalet janë të forta për praninë e këtij virusi”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  “Covid nuk është as shaka dhe as lojë luftash”/ Neurokirurgu shqiptar apel të fortë qytetarëve

Sipas zv.ministres, e vetmja armë që kemi kundër këtij varianti të COVID është vaksinimi, duke i bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit.

LEXO EDHE:  Infektimet nuk njohin ulje/ 12 qytetarë humbin jetën

“Ka rënë mosha e personave të infektuar, nëse më parë predominonte te moshat mbi 40-vjeç e sipër, tani grupmosha më e prekur është 15-45 vjeç, fasha e pavaksinuar. Kush është mbi 18-vjeç, duhet të drejtohet te qendra e vaksinimit, është e vetmja mënyrë për të shmangur infektimin”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE