LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Klanet kriminale të lidhura me qeverinë”/ Mediu: Largimi i profesionistëve, dramë kombëtare

9 Nëntor 2020, 12:21, Aktualitet CNA
“Klanet kriminale të lidhura me qeverinë”/ Mediu: Largimi

Kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve.

Kreu i PR shtoi më tej se largimi i të rinjve dhe profesionistëve nga vendi është një dramë kombëtare, duke shtuar se Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij për manipulimin e zgjedhjeve.

?Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve. Jeta ështe e pasigurtë dhe lidhjet e krimit me qeverinë dominojnë mbi çdo gjë.

Vlora dhe familjet e mëdha patriotike kanë bërë historinë e Shqipërisë dhe kombit. Shqipëria duhet të rikthehet në historinë e saj Europiane dhe Vlora duhet të rikthejë me forcë vlerat më të mira të saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës.

Largimi masiv i të rinjve, profesionistëve nga Vlora dhe mbarë Shqipëria, po kthehet në një dramë kombëtare, duke krijuar probleme të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve,  prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë.? u shpreh Mediu. CNA.al/ 

 

Lajmet e fundit nga