LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

9 Nëntor 2020, 12:52, Vetingu CNA
Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe

Në fund të vitit 2019, Komisioni i Vettingut ka nisur rivlerësimin për gjyqtaren Vjosa Zaimi.

Kjo e fundit, e ka nisur karrierën në Elbasan, më pas në Kolonjë dhe më tej në Tiranë në Gjykatën e Faktit. Emri i gjyqtares Zaimi është lakuar në vitin 2014, kur një 17 vjeçare, palë në një çështje gjyqësore e ka sulmuar me thikë. Ka qenë ndërhyrja e një polici qëi ka shpëtuar jetën gjyqtares.

Ndërsa një vit më herët, konkretisht në vitin 2013, gjyqtarja Zaimi, është bërë objekt në media, pas vendimit për dënimin me 10 milion lekë gjobë për deputetin socialist, Taulant Balla. Ky i fundit akuzohej për shpifje nga Jamarbër Malltezi.

Nuk dihet se cilat dosje të gjyqtares së çështjeve civile Vjosa Zaimi do të hetojë Vettingu për të hedhur dritë mbi aspektin profesional.
Ndërsa në lidhje me pasurinë, gjyqtarja, të ardhurat i ka nga paga e saj dhe bashkëshortit inspector në KLD.

Patundshmëri ajo posedon një shtëpi banimi 2+1 me vlerë 1 500 000 lekë dhë një apartament me sipërfaqe 98.3 m2 në Tiranë, me vlerë 89 000 euro. Këtë pronë për të cilën thotë se ka marrë hua 4 700 000 lekë e ka blerë në vitin 2013.

Si pasuri të luajtshme ajo deklaron një automjet Peugeot, të blerë në vitin 2010 e që ka kushtuar 8 575 euro. Ndërsa deklaron tre depozita bankare, si bono thesari, në 2016 gjyqtarja ka marrë hua shumat 150 700 00 lekë për blerjen e një lavatriçeje dhe 162 000 00 lekë për blerjen e një sobe.

Për më shumë detaje po sjellim deklarimin e pasurisë së gjyqtares Vjosa Zaimi pranë ILDKPKI.
Viti 2003
Shtëpi banimi 2+1 me vlerë 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan dhe Kolonjë, 458 000 lekë dhe 136 095 lekë.
Të ardhura nga puna e nënës, 138 528 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 869 594 lekë.
Të ardhura nga puna pensioni i nënës, 1 475 lekë dhe 1 428 lekë.
Të ardhura nga pensioni i invaliditetit të babait, 1 440 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 879 523 lekë.
Të ardhura nga puna e nënës, 138 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i të babait, 159 600 lekë.
Kursime 500 000 lekë.

Viti 2006
Kursime, 578 225 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 866 199 lekë.
Të ardhura nga interesi I bonove të thesarit, 41 763 lekë.

Viti 2007
Kursime 370 000 lekë.
Bono thesari 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 820 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave, 6 300 lekë, 19 500 lekë dhe 156 035 lekë.

Viti 2008
Kursime, 1 230 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 785 664 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 230 000 lekë.
Të ardhura nga interesi I depozitave bankare, 32 348 lekë dhe 288 073 lekë.

Viti 2009
Bono thesari në emër të bashkëshortit, 800 000 lekë dhe 300 000 lekë.
LLogari rrjedhëse e bashkëshortit, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 820 594 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 371 212 lekë.
Të ardhura nga interesi I bonove të thesarit, 67 591 lekë,281 880 lekë dhe 24 053 lekë.

Viti 2010
Automjet Peugeot, 8 575 euro.
Shtuar llogaria me 210 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 870 666 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 298 518 lekë.
Të ardhura nga interesi I bonove të thesarit, 49 442 lekë, 251 298 lekë dhe 39 147 lekë.

Viti 2011
Shtuar llogaria rrjedhëse e bashkëshortit, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 870 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 254 948 lekë.
Të ardhura nga interesi I bonove të thesarit, 56 835 lekë, 246 620 lekë, 33 062 lekëdhe 62 894 lekë.

Viti 2012
Shtuar llogaria rrjedhëse e bashkëshortit, 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 993 546 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 146 000 lekë.
Të ardhura nga interesi I bonove të thesarit, 49 677 lekë, 194 150 lekë, 26 210 lekë dhe 52 274 lekë.

Viti 2013
Ap me sip 98.3 m2 në Tiranë, me vlerë 89 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 953 300 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 242 616 lekë.
Hua 4 700 000 për blerjen e ap.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 1 157 161 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 241 300 lekë.
Hua 4 700 000 për blerjen e ap. Shlyer.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare dhe nga leja e lindjes 807 684 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 331 177 lekë.
Kredi bankare 4 700 000 lekë. Pa shlyer 3 797 894 70 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 1 209 566 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 354 601 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga pjesëmarrja në një aktivitet dhe nga shkolla e magjistraturës, 12 750 00 lekë dhe 72 140 00 lekë.
Kredi bankare 4 700 000 lekë. Pa shlyer 2 704 086 72 lekë.
Hua 150 700 00 lekë për blerjen e një lavatriçe. Shlyer.
Hua për blerjen e një sobe, 162 000 00 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 1 209 566 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 354 601 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga pjesëmarrja në një aktivitet dhe nga shkolla e magjistraturës, 12 750 00 lekë dhe 72 140 00 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 1 256 246 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si inspector në KLD, 1 321 027 lekë.
Të ardhura të subjekitit deklarues nga Save the Children dhe shkolla a Magjistraturës 200 euro.
Të ardhura nga urdhëri I psikologut, 36 720 lekë, 5 000 lekë
Kredi bankare 4 700 000 lekë. Pa shlyer 2 119 540 93 lekë.
Hua për blerjen e një sobe, 162 000 00 lekë. Shlyer./CNA.al

Lajmet e fundit nga