LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do rikthehet në Shqipëri për tu bërë ministre?/ Bleona Qereti i jep fund aludimeve

9 Nëntor 2020, 22:10, Lifestyle CNA
Do rikthehet në Shqipëri për tu bërë ministre?/ Bleona

Pas përfshirjes së këngëtares shqiptare Bleona Qereti në fushatën e presidentit në detyrë të SHBA Donald Trump, në disa media është aluduar për një rikthim të këngëtares në atdhe.

Sipas mediave, Bleona Qereti do të kthehej në Tiranë për të hyrë në politikë dhe për t’u bërë ministre, por kjo është mohuar mbrëmjen e sotme nga këngëtarja.

Ajo tha në Ora News se do të vazhdojë të qëndrojë në SHBA dhe se nuk ka aspirata politike.

?Unë nuk ka aspirata politike. Shumë njerëz kanë aluduar meqë janë zgjedhjet, do të kthehem në Shqipëri për 6 muaj që të bëhem ministre. Dihet tashmë që unë çohem shumë vonë nga gjumi dhe nuk mund të kem një punë 9 me 5.

Vazhdoj t?i qëndroj pas faktit se administrata Trump ka bërë një punë të mrekullueshme dhe mesazhi im ka qenë për shqiptarët që jetojnë në SHBA. Unë jam shumë krenare që komuniteti shqiptar është integruar në SHBA?, theksoi Bleona./ CNA.al

Lajmet e fundit nga