LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bleona Qereti "demaskon" Ilir Babaramon/ Paguhet për të shpifur, ia thyen dhëmbët para 20 vitesh

9 Nëntor 2020, 22:30, Aktualitet CNA
Bleona Qereti "demaskon" Ilir Babaramon/ Paguhet për të

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Bleona Qereti, sulmoi ashpër gazetarin Ilir Babaramo pas një shkrimi të tij ku sulmonte mbështetësit e Donald Trump dhe shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Për këtë ka folur sërish pak më parë këngëtarja Qereti, e cila tregoi se ajo që e irritoi më tepër ishte fakti se gazetari ofendonte shqiptarët që kanë larë pjata në lokale në SHBA.

Ajo e quajti Babaramon një thashethemexhi që paguhet për të shpifur, ndërsa pretendon se para 20 vitesh ia kanë thyer dhëmbët për thashetheme.

?Ajo që unë u mërzita për lajmin që bëra para dy ditësh, është se unë janë shumë e lumtur që komuniteti shqiptar është integruar në Amerikë. Shqiptarët kanë bërë lloj lloj pune për të bërë më të mirën për fëmijët e tyre dhe kjo nuk është aspka për të ardhur turp.

Kam kuptuar që fatkeqësisht në Shqipëri njerëzve nëse nuk u flet me gjuhën që kuptojnë nuk arrijnë të kuptojnë gjuhën që u flet ti. Për mua është thjesht një thashethemexhi që paguhet për të shpifur. Nuk dua t?i kushtoj më vëmendje. Ja kanë thyer dhëmbët para 20 vitesh për thashetheme dhe më vjen keq që pas 20 vitesh vazhdojnë të bëjë të njëjtën gjë.

Në momentin që flet me të njëjtin provencialitet që ke folur para 2 vitesh dhe përmend emrin tim për një kategori njerëzisht pjesë e të cilëve nuk kam qenë kurrë do të kem një reagim për këtë. Kur më quan Bleona e klubeve do të reagoj, të gjithë miqtë e mi e dinë se unë jetoj një jetë private shumë të shëndetshme. Nëse kam qenë në lokale, në 90% kam qenë për koncerte.

Ai është shumë i vogël për mua t?i kthej përgjigje por duke parë që komuniteti shqiptar në Amerikë ja theu hundët pas 20 vitesh.Si guxon ai të flasë për njerëz këtu që kanë sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Nëse juve ju është bërë normale që njerëzit me lekët e drogës bëjnë jetë luksoze që njerëzit normale nuk e përballojnë dot dhe ju duket normale. Një njeri duhet të dalë dhe t?ju zgjojë nga gjumi.  Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që bëjnë dhe thashethemet që bëjnë. Kur ti paguhesh për të përhapur thashetheme nuk mund  lë të pikturosh një pikturë të shrembëruar timen?, theksoi Bleona në Ora News./ CNA.al

Bleona Qereti nuk përmbahet ndaj Babaramos/ Mashkull pa b*le që blihet për 1000 euro

Lajmet e fundit nga