LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biden mbajti një fjalim optimist, por tani duhet të udhëheqë dhe qeverisë si një centrist

9 Nëntor 2020, 07:13, Blog CNA
Biden mbajti një fjalim optimist, por tani duhet të udhëheqë

Nga Doug Schoen ?Fox News?

Të shtunën në mbrëmje, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të fitores së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Fjalimi që presidenti i zgjedhur mbajti nga Uillmingtoni
në Delauer ishte optimist, gjithëpërfshirës dhe plot shpresë.

Ishte një fjalim që të gjithë amerikanët mund dhe duhet të jenë të kënaqur. Por në të njëjtën kohë, realiteti është se polarizimi që zbuluan zgjedhjet e fundit – dhe që vazhdon të tregohet me protestat në rrugët e shumë qyteteve amerikane-do ta bëjë të vështirë arritjen e objektivave thelbësorë për të cilët foli presidenti i zgjedhur.
Megjithëse Bajden është shpallur fitues i zgjedhjeve, rezultati nuk prodhoi një mandat të qartë presidencial për të. Presidenti i zgjedhur nuk ka një ratifikim të qartë të agjendës së tij nga populli amerikan, dhe as një mandat të qartë për kontrollin e Senatit.

Presidenti Donald Trump e mbivlerësoi veten në shumë shtete kyçe në Ditën e Zgjedhjeve, duke fituar me lehtësi në disa prej tyre si Florida dhe Ohajo, ndërsa ishte gjithashtu afër fitores në shtete si Uiskonsin dhe Miçigan, ku Biden  ishte në një avantazh 2-shifror në sondazhe deri disa muaj më parë. Për më tepër, ecuria e demokratëve në votime ishte edhe më e dobët se sa në nivelin presidencial. Përkundër shumë parashikimeve, Senati ka të ngjarë të mbetet i ndarë në mënyrë të barabartë, me ndoshta një avantazh të ngushtë të republikanëve, apo mbase asnjë avantazh të asnjërës prej 2 partive. Është e qartë se vendi është thellësisht i përçarë- ndoshta më shumë sesa kishte parashikuar dikush para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Prandaj, Bajden do të duhet të udhëheqë SHBA-në në një mënyrë që të forcojë ndjenjën tonë të qëllimit kombëtar, dhe të punojë për t?i bashkuar të dyja palët.

Duke njohur gjendjen shpirtërore të vendit dhe rëndësinë e momentit, fjalimi i Biden të shtunën në mbrëmje e vuri theksin tek rëndësia e unitetit. Ai bëri referenca të shumta mbi nevojën e refuzimit të polarizimit, ndarjes dhe përçarjes politike. Biden iu referua gjithashtu njërës prej kauzave të tij kryesorë të fushatës -reagimin e vendit ndaj pandemisë së koronavirusit – duke pranuar urgjencën e arritjes së një konsensusi kombëtar sesi duhet të trajtojmë dhe t?i përgjigjemi koronavirusit, teksa po shfaqet vala e tretë e infektimeve.
Presidenti i zgjedhur theksoi nevojën për të riaktivizuar Task-Forcën kundër koronavirusit, për të shkuar drejt standardeve dhe politikave uniforme, dhe për të depolitizuar çështjen e mbajtjes së makës dhe distancimit social.

Më tej, ai adresoi nevojën për t?i ndihmuar amerikanët me një paketë tjetër stimuluese, në një mënyrë që t?i ndihmojë njerëzit të rikthehen në punë dhe të adresojë papunësinë aktuale në një nivel prej 7 për qind. Ai gjithashtu theksoi nevojën për një konsensus bi-partiak në përballimin e pandemisë, gjë që do të thotë kompromis me republikanët, dhe adresimin e këtij problemi në një mënyrë gjithëpërfshirëse që mbështetet tek shkenca dhe jo politika. Këto janë çështjet që Biden u përpoq të theksojë në fjalën e tij, dhe që do të jenë qartësisht thelbësore në agjendën e tij. E megjithatë, mbetet të shihet nëse republikanët në të djathtë që përfaqësojnë Trumpizmin pa Trumpin, dhe ata në të majtën demokratike të udhëhequr nga Aleksandra Okasio-Cortez, do të lejojnë Xho Biden dhe Kamala Herris të përmbushin premtimet e tyre dhënë para popullit amerikan.

Edhe pse, nëse republikanët fitojnë një shumicë të ngushtë në Senat, Bajden do të duhet të ndërtojë një marrëdhënie pune me udhëheqësin e shumicës republikane Miç Mekonell. Kjo do të ishte më produktive sesa marrëdhënia e acaruar midis presidentit Trump dhe Kryetares së Kongresit Nensi Pelozi. Të dy udhëheqësit do të duhet të hartojnë një agjendë dypalëshe, e cila përfshin kalimin e një pakete të stimulimit ekonomik, reformën e emigracionit, atë të kujdesit shëndetësor dhe një përgjigje kombëtare ndaj koronavirusit.

Nëse Biden do të qeverisë si një centrist, dhe do të synojë të arrijë një konsensus të moderuar produktiv me Partinë Republikane, e tija mund të jetë një administratë që mund të hyjë në histori, për shkak edhe të momentit aktual delikat. Por nëse çon përpara një agjendë progresive të krahut të majtë për të forcuar krahun radikal të Partisë Demokratike, të përfaqësuar nga Berni Sanders dhe Okasio-Kortez, mbështetja ndaj tij dhe demokratëve, mund të bjerë shpejt në nivelet më të ulëta historike./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga