Connect with Us

“25 prilli do jetë dita e referendumit”/ Ferdinand Xhaferraj: Për 7 vjet Rama ka braktisur qytetarët

Aktualitet

“25 prilli do jetë dita e referendumit”/ Ferdinand Xhaferraj: Për 7 vjet Rama ka braktisur qytetarët

Publikuar

-

/
“25 prilli do jetë dita e referendumit”/ Ferdinand Xhaferraj: Për 7 vjet Rama ka braktisur qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka qenë ditën e sotme në zonën e ish Kënetës në Durrës ku ka dëgjuar nga afër problematikën e qytetarëve në këtë zonë.

Xhaferraj në një prononcim për mediat bën me dije se banorët e kësaj zone janë lënë në harresë, ndërkohë që qeveria i ka braktisur prej 7 vitesh qeverisje.

Ndër të tjera ai thekson se 25 prilli do të jetë dita e referendumit, ku do të marrë fund braktisja e këtyre banorëve.

“Jemi në zonën e ish Kënetës që si shumë zona të tjera të qytetit si Spitala, Shkozet dhe Porto Romano ka probleme të shumta, isha dhe para disa ditësh për problemin e përmbytjeve është një zonë që shteti e ka harruar dhe vjen vetëm për ta gjobitur.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Rama zbulon "peshqit e mëdhenj" të drejtësisë

Para disa ditësh i ka kërkuar taksë, pastrimi, ndriçimi dhe pse nuk ka pasur asnjë shërbim. Ajo që më bëri përshtypje është se qytetarët janë dakord që të paguajnë taksat por në momentin që ato marrin shërbimet e duhura, Dëgjoj Ramën dhe zyrtarët e tij se synojnë për një mandat të tretë por kanë 7 vite që e qeverisin këtë qytetet dhe braktisja, nëpërkëmbja e qytetarëve është e vetmja gjë që konstatohet. 25 prilli do të jetë dita e referendumit ndaj braktisjes, nëpërkëmbjes dhe injorimit që i është bërë këtij qyteti”, tha ai.

Ndërkohë banorët e zonët theksojnë se bashkia u kërkon që të paguajnë 5 lloje taksash dhe pse ato jetojnë në kushte të mjerueshme dhe pa asnjë shërbim. CNA.al/ 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Për herë të parë në historikun e PD/ Mandatet me elementë sigurie

Publikuar

-

Nga

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e mandateve të delegatëve.

Vihet re një kujdes i madh mbi legjitimimin e procesit, ato përmbajnë emër, atësi mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës.

Sipas informacioneve nga CNA.al i mandatuari, delegati, paraqet dhe ID për konfirmim. Çdo mandat është elektronik, me një barkod identifikues.

LEXO EDHE:  Pasojat që na vijnë nga lapsuset apo gafat e Rudinës

LEXO EDHE:  Rama u drejtohet demokratëve/ Këta të PD na kanë një borxh



Kjo është hera e parë në historikun e PD që mandatet janë me elementë sigurie.

Kujtojmë se në kuvendin e fundit delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga PD, siç janë shprehur shumë delegatë./CNA.al

Në foto një mandat i degës PD, Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  Patozi i prerë/ Ska koalicion me Bashën, do dalim në një listë me Topallin

LEXO EDHE:  “Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha: Shqiptarët të penalizuar nga korrupsioni

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Rama u drejtohet demokratëve/ Këta të PD na kanë një borxh

LEXO EDHE:  Rama u drejtohet demokratëve/ Këta të PD na kanë një borxh

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE