LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Titaniku në shifra/ Nga ndërtimi, tek katastrofa dhe rizbulimi

8 Nëntor 2020, 11:17, Blog CNA
Titaniku në shifra/ Nga ndërtimi, tek katastrofa dhe rizbulimi

Më shumë sesa thjesht fakte dhe shifra, statistikat e mëposhtme nxjerrin në pah shkallën e madhe të ambicies që kishte?Titaniku?, dhe fundosjen e tij tragjike. U deshën vetëm 2 orë e 40 minuta që anija gjigante e cilësuar si e ?pafundosëshme? të përfundonte në fund të detit.

Kostoja e ndërtimit:7.5 milion dollarë (200 milion dollarë me kursin aktual)

Anija e kompanisë ?White Star Line? u ndërtua në kantierin detar ?Harland &Wolff? në Belfast të Irlandës në vitet 1909-1912. Me një peshë prej 46.000 ton dhe gjatësi 269 metra, ?Titaniku? u ndërtua nga puna e rreth 3.000 punëtorëve.

Pasagjerë me biletë në bord:1.317

?Titaniku? u krijua për të transportuar deri në 3.300 njerëz. Në udhëtimin e parë, ai kishte rreth 2.200 njerëz në bord, përfshirë rreth 900 anëtarë të ekuipazhit. Sipas Arkivave Kombëtare të Britanisë së Madhe, 324 ishin udhëtarë të klasit të parë, 284 të klasit të dytë, dhe 709 ishin të klasit të tretë.

Shishet e verës në kantinën e anijes:1.000

Më 21 Prill 1912, ?The New York Times? raportoi se linja luksoze mbante një ngarkesë me vlerë 420.000 dollarë (sot 11 milion dollarë). Në listë përfshiheshin artikuj si 3.000 filxhanë çaji, 40.000 vezë, 5 piano të mëdha dhe 36.000 portokalle etj.

Numri i paralajmërimeve të marra atë ditë për ajsbergët:6

Në librin e tij ?Titaniku:Legjenda, miti and folklori? nga Brus Alpins, anija mori 3 paralajmërime mbi ajsbergët nga anijet e tjera në zonë më datën 14 prill (njëra prej të cilave nuk arriti kurrë tek kapiteni Smith), si dhe tre mesazhe nga ?SS Californian?, një avullore e vogël që ishte ndalur rreth 19 milje nga anija luksoze.

Distanca e përshkruar para fundosjes së anijs:2.070 milje

Anija u nis nga Sauthemptoni  i Anglisë, pastaj ndaloi në Sherbourg të Francë dhe Kuistaun të Irlandës, përpara se të nisej për në Nju Jork. Anija ndodhej më 14 prill 1912, 400 milje në jug të Njufaundlendit (1.250 milje nga destinacioni i saj përfundimtar), kur në orën 23:40 të mbrëmjes, rojet panë ajsbergun që çau 6 nga 16 ndarjet e Titanikut, të cilat u mbushën me shpejtësi me ujë. Ekspertët thonë se po të ishin përmbytur vetëm 4 nga ndarjet, anija nuk do të ishte fundosur. Koha midis pikasjes së ajsbergut dhe përplasjes më të ishte vetëm 37 sekonda.

Temperatura e ujit:-2.2 gradë Celcius

Shumica e viktimave ndërruan jetë nga hipotermia, për shkak të temperaturës së ulët të ujit. Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, një temperaturë uji prej 26 gradësh mund të çojë në vdekje pas një ekspozimit të zgjatur, ndërsa 10 gradë mund të shkaktojë vdekjen brenda një ore, dhe në 0 gradë vdekja mund të ndodhë në vetëm 15 minuta.

Numri i varkave të shpëtimit që planifikohej të mbante anija:64

Sidoqoftë, anija kishte në fakt vetëm 20 barka shpëtimi të cilat mund të mbanin vetëm 1.178 pasagjerë. Në realitet pak më shumë se 700 hipën në varkat e shpëtimit atë natë. ?Në vitin 1912, tradita gjatë një emergjence ishte ?Në fillim gratë dhe fëmijët?. Por kjo shkaktonte shpesh vonesa në mbushjen e anijeve të shpëtimit, dhe shpesh anijet e shpëtimit mbeteshin gjysmë të mbushura. Ky ishte rasti edhe me Titanikun?-shkruan Alpin.

Numri i njerëzve që vdiqën:1.517

Ndërsa banda muzikore vazhdonte të luante, anija u zhyt në fund të detit, duke marrë me vete edhe ata që nuk ishin ende në ujë. Gati 32 për qind e atyre që kishin qenë tek?Titaniku? mbijetuan. Ata u shpëtuan nga anija ?RMS Carpathia?, e cila iu përgjigj thirrjes SOS dhe mbërritur në vendngjarje rreth orës 4 të mëngjesit.

Xhon Astor, pasagjeri më i pasur, kishte kur vdiq një pasuri prej 87 milionë dollarë (2.21 miliardë dollarë me kursin e sotëm)

?Jemi më të sigurt këtu sesa në atë varkë të vogël?- thuhet t?i ketë thënë Xhon Astor IV gruas së tij 18-vjeçare shtatzënë, kur ?Titaniku? u përplas me ajsbergun. Një nga njerëzit më të pasur të botës në atë kohë, u mbyt. Gruaja e tij mbijetoi. Ndër pasagjerët e tjerë të shquar në bord ishte edhe biznesmeni Isidor Shtraus me bashkëshorten Ida, e cila e braktisi varkën  e shpëtimit për të ndarë fatin tragjik me burrin e saj.

Vitet që kaluan para se të zbuloheshin rrënojat:73

Mbetjet e Titanikut u zbuluan vetëm më 1 shtator 1985 nga oqeanografi Robert Balard,3650 metra në fund të Oqeanit Atlantik. Reliket gjendeshin të shpërndara në një rreze 15 milje katrore, teksa pjesa kryesore ishte varrosur nën 14 metra baltë. Zbulimi përkoi me një hetim të Luftës së Ftohtë top-sekret nga ana e Marinës së SHBA, për të kërkuar për 2 nëndetëse bërthamore amerikane që ishin mbytur disa vite më parë./ Përshtati në shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga