LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vrasë me kallashnikov kushëririn/ Arrestohet në flagrancë 35 vjeçari

8 Nëntor 2020, 08:50, Kronika CNA
Tentoi të vrasë me kallashnikov kushëririn/ Arrestohet në

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri kushuririn e tij.

Shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

Lajmet e fundit nga