LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord i zi në Kosovë/ Mbi 730 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

8 Nëntor 2020, 14:26, Kosova & Bota CNA
Rekord i zi në Kosovë/ Mbi 730 të infektuar dhe 11 viktima

Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ sa i përket numrit të të infektuarve me Koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 1.794 mostra, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç),  Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga